Historia pas fotografisë virale të Mesit duke “pagëzuar” Jamalin
Në ditët e fundit rrjeti është çmendur nga fotografia e postuar nga Instagram nga babai i Lamine Jamal, Mounir Nasraoui. Në fotografi dallohet qartë Lionel Mesi teksa ndihmon një të sapolindur të bëjë dush.
Këtë moment e bën më epik karriera e artë e yllit të Argjentinës dhe sencacioni i “Euro 2024”, Lamine Jamal.
Diçka më shumë rreth asaj fotografie ka treguar autori, Joan Monfort. “Ishte një fotografi shumë e vështirë për mua. Le të themi se kam djersirë gjak për ta shkrepur. Mesi edhe sot është i turpshëm imagjinoni në 2006-ën se sa i tërhequr ka qenë. E kishte të vështirë sepse mbante një të sapolindur në një govatë me ujë. Jamal kishte dhe nënën e tij, Sheila Ebana pranë pasi na ndihmoi që Mesi të ndihej më komod. Me kalimin e kohës palët u ambientuan dhe më duhet ta pranoj se ka dalë një fotografi e bukur”, tha fotografi.
Mësohet se ai moment ka qenë një pjesë e një kalendari, i cili u bë nga Barcelona me qëllim bamirësie. Barcelona së bashku me “Diario Sport” e bënë kalendarin në 2006-ën dhe e nxorrën në shitje dy vite më vonë. Të gjitha fitimet i shkuan UNICEF-it me bazë në Katalonjë.