Historiku/ Red Bull fitoi titullin e gjashtë, ja veturat më fituese
Mëngjesin e sotëm Red Bull shkroi një faqe të rëndësishme në historinë e Formulës 1 duke fituar për herë të gjashtë titullin e veturës më të mirë të sezonit.
Edhe pse nga fundi i këtij Botërori mungojnë ende gjashtë gara apo piloti i dytë i skuderisë në fjalë Serxho Perez përfundoi garën në Japoni pa asnjë pikë të grumbulluar diferencat mes Red Bull dhe rivaleve janë të skëterrshme.
Më poshtë do të njiheni me emrat e të gjitha skuadrave, të cilat ndër vite kanë arritur që të fitojnë titullin e Konstruktorëve:
1 – BROWN GP (2009)
1 – BENETTON (1995)
1 – TYRRELL (1971)
1 – BRM (1962)
1 – MATRA (1969)
1 – VANWALL (1958)
2 – BRABHAM (1966, 1967)
2 – COOPER (1959, 1960)
2 – RENAULT (2005, 2006)
6 – RED BULL (2010, 2011, 2012, 2013, 2022, 2023)
7 – LOTUS (1963, 1965, 1968, 1970, 1972, 1973, 1978)
8 – MERCEDES (2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021)
8 – MCLAREN (1974, 1984, 1985, 1988, 1989, 1990, 1991, 1998)
9 – WILLIAMS (1980, 1981, 1986, 1987, 1992, 1993, 1994, 1996, 1997)
16 – FERRARI (1961, 1964, 1975, 1976, 1977, 1979, 1982, 1983, 1999, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2007, 2008)