Historitë e viktimave të dhunës – Ditët kundër dhunës me bazë gjinore u mbyllën me promovimin e librit “Asaj”
Fushata e ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore u mbyll me promovimin e librit “Asaj” nga Qendra e Gruas “Hapa të lehtë”, në Bibliotekën “Marin Barleti”.
Në përmbajtje të tij ka 21 histori të grave të dhunuara, sa rrënqethëse aq edhe frymëzuese.
Rrëfimi është vetëm hapi i parë pasi viktimat e dhunës përballen me një “kalvar” sfidash që i ndjekin në rrugëtimin e tyre.
Dhuna me bazë gjinore ka njohur rritje vitet e fundit në vendin tonë.
Përgjatë vitit 2024, numri i grave që iu drejtuan institucioneve përgjegjëse për marrjen e urdhërit të mbrojtjes ishte 2693.
Po ashtu, 6 gra humbën jetën si rezultat i dhunës së ushtruar ndaj tyre.