“Hit List Albania”- Mahmutaj: Redaksia muzikore zgjedh këngët. Peçi: Si të votoni atë që ju pëlqeni

“Hit List Albania” programi që u shndërrua aq shpejt i dashur për publikun në ekranin e RTSH-së duket së është përqafuar nga shikuesit.

Të ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”, dy moderatorët, Gerta Mahmutaj si edhe Ermal Peçi treguan më shumë rreth programit, mënyrën e votimeve dhe renditjen sipas klasifikimeve.

Moderatorja dhe këngëtarja Mahmutaj tha se redaksia muzikore është përgjegjëse e listës së këngëve, ndërsa ata bëjnë propozimet e çdo javë të këngëve “IN” dhe ato “Retro”. Ajo theksoi se klasifikimi është totalisht në dorën e publikut.

Redaksia muzikore është përgjegjëse ne bëjmë propozimet e çdo javë të këngëve “IN” dhe ato “Retro”. Këngët “IN” janë tendencat më të fundit muzikore ndërsa ato “Retro” i referohemi kryesisht këngëve të festivalit të dekadës së fundit. Klasifikimi është totalisht në dorën e publikut dhe të teleshikuesve që ndjekin propozimet që bëhen nga redaksia, por sigurisht dhe të këngëve që ata pëlqejnë”, tha Mahmutaj.

Më tej moderatori Ermal Peçi ka treguar se si përzgjidhet kënga më e pëlqyer nga publiku.

“Ka një sondazh që është hapur në faqen zyrtare të RTSH-së që lidhet automatikisht në Facebook, Istagram në të gjitha hapësirat dixhitale të RTSH-së. Aty ka një sondazh ku mund të votosh. Ka pasur votime shumë të ndjeshme, çka bën dhe shumatorin e klikimeve në kanalin Youtube. Në Youtube ka një playlist “Hit List Albania” ku zakonisht janë këngët Retro, pra të dekadës, në IN janë sondazhet e RTSH-së dhe më pas bëhet shumatorja pastaj jepet klasifikimi”, shpjegoi Peçi.

“Hit List Albania” sjell dy parada muzikore “Retro” dhe “IN” duke dashur jo vetëm të rikthejë në vëmendje këngët aq të dashura të festivaleve në RTSH, por të jetë edhe dritarja e promovimit të muzikës moderne.

Publiku ka mundësi të votojë në platformat digjitale duke ndikuar menjëherë në renditjen e dy klasifikimeve muzikore.

https://strawpoll.com/hitlistalbania
RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

5 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

5 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

6 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

6 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

6 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

7 hours ago

This website uses cookies.