Hodhën lëndë piroteknike në stadium, procedohen penalisht 2 tifozë
Incidenti në “Roza Haxhiu” në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë, ku disa tifozë kanë hedhur në fushë lëndë piroteknike, nuk është mbyllur pas vërshëllimës së tretë të kryesorit.
Policia e qytetit të Lushnjes ka bërë me dije se “në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për një rast të hedhjes së lëndëve piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Vllaznia”, të zhvilluar ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë dy shtetas (A. M., 19 vjeç dhe K. Ll. 19 vjeç)”.
Nga hedhja e lëndës piroteknike u dëmtua lehtë, një futbollist i ekipit të Vllaznisë.