Protestuesit e arrestuar në protestën e 20 shkurtit në tubimin e opozitës para Kryeministrisë kanë dalë sot para gjykatës. Seanca ndaj katër protestuesve Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola, Ismet Stefanis po ndiqet edhe nga deputetët e opozitës. Këta të fundit kanë denoncuar se protestuesit janë dhunuar dhe marrë me forcë nga efektivë policie pa uniformë.
Kështu, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkruan në rrjetin e tij social se ministri i Brendshëm Taulant Balla duhet të ndëshkojë dhe marrë masa ndaj individëve pa uniforma policie që kanë dhunuar protestuesit.
“Publikisht kam kërkuar që të dale e të dënoje, ndëshkojë e marrë masa ndaj individëve pa uniforma me xhupa të zinj e kapuç në kokë, që dhunojnë e godasin si kafshë dhe arrestojnë protestuesit e opozitës përpara kamerave të televizioneve të pa shqetësuar sepse në krah kanë horrllëkun politik të qeverise dhe ministrit të Brendshëm, që i mbron dhe i përdor.
Por Taulant Balla që nuk bëhet dot kurrë ministër i ligjit, hesht përpara shkeljes së hapur ligjshmërisë sepse ai vetë urdhëron dhe përdor këta horra xhup -zinj me kapuç në kokë në mënyrë të paligjshme për qëllimet e Edi Ramës”, shkruan Vasili i cili shoqëron postimin e tij edhe me fotot përkatëse.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.