Hoferer: BE të ndëshkojë Serbinë. Të mos lejojë Beogradin si krah i Moskës në Ballkan

hoferer

hoferer

Kryetari i organizatës “Rinia Pan-Evropiane e Gjermanisë”, Christian Hoferer ka dënuar sulmin e fundit terrorist në veri të Kosovës.

Është për t’u vë në dukje fakti që dy ditë pasi Vuçiq minoi integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njerëz të armatosur rëndë  vranë një oficer të Policisë së Kosovës”, theksoi Hoferer në një deklaratë për Radio Kosovën.

Ai ka theksuar se presidenti serb, Vuçiq, ashtu si Millosheviqi, “ka orkestruar edhe një herë me vetëdije një përshkallëzim të ri në Kosovë”,

Në veri të Kosovës, shërbimet sekrete serbe, politikanë dhe bandat kriminale kanë vite që punojnë së bashku. Si ministër i informacionit në qeverinë e Millosheviqit nga viti 1998 deri në vitin 2000, Vuçiq, sot është personi me kontaktet më të afërta me presidentin rus, Vladimir Putin”, tha Hoferer.

Hoferer ka deklaruar më tej se pret “një reagim të fortë nga ana e Bashkimit Evropian dhe se BE-ja duhet t’i shohë gjërat realisht dhe të mos lejojë që Beogradi edhe më tej të veprojë si krah i zgjatur i Moskës në Ballkanin Perëndimor”.

Sipas tij, dialogu është rruga e vetme si për Kosovën ashtu dhe për Serbinë, pasi nuk ka alternativë tjetër.

Bashkimi Evropian duhet të veprojë dhe pas këtij rasti, nuk guxon t’i mbyllë sytë, apo të lë pa ndëshkuar presidentin serb, Vuçiq”, nënvizoi Hoferer.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.