fr holande
E premtja e 13 tetorit do të mbërthejë përpara televizionit me mijëra tifozë, të cilët në orën 20:45 do të ndjekin me ankth kombëtaret përkatëse në një sfidë tepër delikate. Holandë-Francë është një ndeshje për të mos u humbur nga të gjithë. Holandezët do të përpiqen të japin më të mirën përballë bluve të Mbappe-së, që tashmë kanë siguruar një vend për fazën finale të Euro 2024, me pesë fitore në po aq ndeshje të luajtura.
Ndërsa Holanda, e dyta në grup me 6 pikë më pak por edhe me një ndeshje më pak, do të dëshirojë të hakmerret për atë humbje të rëndë 4-0, të ndeshjes së parë. Dhe mbi të gjitha, për sa i përket kualifikimit, duhtet të mbajë në distancë Greqinë, e cila ka të njëjtat pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë.
Të dyja skuadrat kanë lënë gjurmë në historinë e kampionateve evropiane: Holanda me fitoren në vitin 1988, Franca me suksesin e dyfishtë fillimisht në 1984 dhe më pas në 2000.
Holandezët kanë luajtur 39 ndeshje, në të cilat kanë arritur 20 fitore, 11 humbje dhe 8 barazime, ndërsa francezët kanë luajtur 43 ndeshje me 21 fitore, 12 barazime dhe 10 humbje.
Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…
Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ted Kopliku, zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…
Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…
Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…
Rama po kërkon dhe njëherë tjetër t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…
This website uses cookies.