Holanda me dy fytyra, “poker” Kanadasë
Ndeshja e pare, e mirë për Holandën. Skuadra e Koeman mposhti pastër dhe qartë Kanadanë në përgatitjen miqësore për Euro 2024 të luajtur në Roterdam. Pas një pjese të parë pa gola, ‘Oranje’ u egërsuan në pjesën e dytë dhe fituan 4-0.
Depay zhbllokoi sfidën në minutën e 50-të, shtatë minuta më vonë Frimpong dyfishoi epërsinë. Në minutën e 63-të Weghorst shënon të tretin, para se Van Dijk të firmosë fitoren 4-0. Dumfries qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa de Vrij luajti 20 minutat e fundit.