Holanda, Van Dijk: Jemi gati t’ia bëjmë jetën të vështirë Francës
Dueli është caktuar për datën 21 qershor, kur Franca dhe Holanda do të përballen në fazën e grupeve me synimin për të marrë pikët vendimtare për kualifikim. Virgil van Dijk tashmë e di se do të jetë ndeshja më e rëndësishme: “Franca është gjithmonë e vështirë për t’u mposhtur”, tha mbrojtësi i Liverpool në një intervistë për faqen e UEFA-s.
“Me sa duket ata kanë cilësitë individuale për të ndëshkuar edhe nëse bëni vetëm një gabim. Por ne gjithashtu e dimë se, nëse jemi 100% dhe mbrojmë dhe sulmojmë mirë si ekip, mund t’ia bëjmë jetën të vështirë edhe Francës. Çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht në një turne të rëndësishëm”.
Van Dijk nuk mendon t’i japë një trajtim të veçantë Kylian Mbappe: “Nuk ka rëndësi kundër kujt luajmë, ne jemi të përgatitur. E dimë se çfarë të presim: si luan kundërshtari, çfarë mund të bëjë, çfarë nuk mund të bëjë mirë, por kjo vlen për të gjitha skuadrat dhe jo vetëm për Francën apo Mbappe. Në fund të fundit, ka të bëjë me mbrojtjen së bashku, si ekip. Si kapiten e di që të gjithë sytë janë tek unë, por jam mësuar me të dhe është diçka që më pëlqen”.