Holandë-Turqi, Koeman: Ata kanë zemër, por…
E freskët nga një fazë e mirë e 16-shes, Holanda dëshiron të vazhdojë në të njëjtën linjë për një trofe që i mungon prej 36 vitesh. Përballë portokallinjve do të jenë turqit e Vincenzo Montella, surpriza e këtij edicioni. “Ashtu si Rumania, Turqia ka një zemër të madhe kur luan – tha trajneri holandez Koeman në konferencën për shtyp -. Por ne do të duhet të shikojmë veten dhe atë që dimë të bëjmë”.
“Ndoshta kanë marrë masa pasi na kanë parë ndaj Rumanisë, por ne e dimë që do të kemi hapësirë, goditja në tranzicion do të jetë arma jonë”. Trajneri holandez konfirmoi gjithashtu se Aké është gati të startojë nga fillimi, ndërsa Maatsen nuk do të jetë aty dhe Bergëijn mbetet në dyshim për shkak të problemeve në gju. “Do të shohim nesër në mëngjes nëse ai mund të startojë”, përfundoi Koeman.