Homazhe për motër Roza Sykun, murgesha nga Lezha ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare pas një semundje të rëndë

Mes dhimbjes dhe lotëve, iu dha lamtumira e fundit Motër Roza Sykut, murgeshës nga Lezha, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 58-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Homazhet dhe mesha e shenjtë në nderim të motër Rozës, u mbajtën në vendlindjen e saj në Tale, aty dhe ku shërbeu gjatë viteve të fundit të jetës së saj.Krahas familjarëve dhe të afërmve në ceremoni ishin dhe përfaqësues të klerit katolik dhe shumë banorë të zonës.

Banorë të Tales dhe të afërm thonë se ndarja nga jeta e Motër Roza Sykut është një humbje e madhe për të gjithë zonën.

Teksa falenderoi të pranishmit, e motra e murgeshës së ndjerë kujtoi çastet e fundit të jetës së saj, teksa luftonte me sëmundjen e rëndë.

Motër Roza Syku lindi në Tale të Lezhës dhe rridhte nga një familje e vuajtur nga sistemi komunist. Në vitin 1997 u bë pjesë e klerit katolik, duke shërbyer në Shkodër, Romë, Tiranë dhe së fundmi në vendlidjen e saj. Ajo do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve që e njohën, si një murgeshe e dashur me komunitetin ku ka shëbyer, kryesisht të rinjtë me të cilët ka punuar dhe bashkëpunuar shumë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.