Categories: Lajme

Homazhe për motër Roza Sykun, murgesha nga Lezha ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare pas një semundje të rëndë

Mes dhimbjes dhe lotëve, iu dha lamtumira e fundit Motër Roza Sykut, murgeshës nga Lezha, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 58-vjeçare nga një sëmundje e rëndë. Homazhet dhe mesha e shenjtë në nderim të motër Rozës, u mbajtën në vendlindjen e saj në Tale, aty dhe ku shërbeu gjatë viteve të fundit të jetës së saj.Krahas familjarëve dhe të afërmve në ceremoni ishin dhe përfaqësues të klerit katolik dhe shumë banorë të zonës.

Banorë të Tales dhe të afërm thonë se ndarja nga jeta e Motër Roza Sykut është një humbje e madhe për të gjithë zonën.

Teksa falenderoi të pranishmit, e motra e murgeshës së ndjerë kujtoi çastet e fundit të jetës së saj, teksa luftonte me sëmundjen e rëndë.

Motër Roza Syku lindi në Tale të Lezhës dhe rridhte nga një familje e vuajtur nga sistemi komunist. Në vitin 1997 u bë pjesë e klerit katolik, duke shërbyer në Shkodër, Romë, Tiranë dhe së fundmi në vendlidjen e saj. Ajo do të mbetet gjatë në memorien e të gjithëve që e njohën, si një murgeshe e dashur me komunitetin ku ka shëbyer, kryesisht të rinjtë me të cilët ka punuar dhe bashkëpunuar shumë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e funditConte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…

4 hours ago
Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së riMontohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Montohet oxhaku në Kapelën Sistine, “lajmëtari” i botës për zgjedhjen e Papës së ri

Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…

4 hours ago
Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri RamaMbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë vizitë në Tiranë, pritet nga kryeministri Rama

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…

4 hours ago

Njoftim Zyrtar i Radio Televizionit Shqiptar

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…

4 hours ago

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

6 hours ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

6 hours ago