Lajme

Homazhet për Gerti Bogdanin, kolegë, miq e familjarë i japin lamtumirën e fundit

Në hollin e Kuvendit të Shqipërisë, miq, familjarë, bashkëpunëtorë e kolegë ndër vite po i japin lamtumirën e fundit ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 44-vjeçare.

Me lot në sy dhe të hidhëruar nga ndarja e parakohshme nga jeta e Gerti Bogdanit, ata kanë kryer nderimet e fundit duke vendosur kurora me lule mbi arkmortin dhe ngushëlluar familjarët.

Të parët që kanë nisur homazhet ishin deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët u shfaqën të prekur për ndarjen nga jeta e kolegut dhe mikut të tyre. Të pranishëm në homazhe ishin edhe ministra e deputetë të Partisë Socialiste, personave të artit dhe shoqërisë civile.

Nderimet e fundit për Gerti Bogdanin u kryen edhe nga presidenti Bajram Begaj duke i shprehur ngushëllime familjarëve.

“Ishte një njeri me vlera të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri me një jetë aktive publike e politike. Ngushëllime familjes”, tha Begaj.

Në emër të grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi ka shprehur ngushëllimet familjarëve, ndërsa thotë se kjo është një ditë e trishtë edhe për familjen e PD që humbi mikun dhe kolegun e përkushtuar.

Pas homazheve, Boçi tha se dhimbja është shumë e madhe, por është detyrë e tyre ta nderojnë dhe të mbajnë gjallë kujtimin e tij.

“Po i japim lamtumirën mikut e bashkëpunëtorit tonë, mikut dhe shokut tim personal, Bogut siç e thërrisnim në konfidencë. Gerti ishte dëshmi si duhet të jetë një politikan, ishte shembull si duhet të jetë një familjar dhe ishte shembull se si një njeri duhet të ndërtojë karrierën e tij, angazhimin publik dhe komunikimin politik. Dhimbja jonë është shumë e madhe, nga rastet kur fjalën nuk e përcjellin dot trishtimin e familjes tonë politike. Geti udhëton sot drejt parajsës, por kishte ndërtuar parajsën e tij të vogël në familje e shoqërinë e tij. Ende nuk e besojmë dot ikjen e tij. Do të mbetet në kujtimet tona, ndoshta kujtimet nuk mjaftojnë dhe do donim që ai të ishte mes nesh. Sot jemi në meditimin se pse Gerti duhet të ikte kaq i ri, por fatet ndonjëherë janë të tilla dhe detyra jonë është ta mbajmë gjithmonë gjallë kujtimin e tij. Lamtumirë Gert në emër të familjes sonë politike. Shumë ngushëllimeve familjarëve. Gerti do të jetë pjesë e kumtit politik të PD”,  tha Boçi.

Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani ka bërë bashkë politikën dhe në nderim të figurës së tij, ndërsa homazhet kanë nisur prej orës 10:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:00, ku më pas arkmorti do përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës, aty ku do të prehet ish deputeti.

Partia Demokratike ka shpallur ditë zie në nderim të figurës së Bogdanit dhe ka anuluar të gjitha takimet politike në të gjithë vendin dhe ulur flamujt në gjysmë shtizë.

Gerti Bogdani u nda nga jeta një ditë më parë si shkak i një arresti kardiak. Ai e nisi karrierën politike në radhët e Partisë Demokratike kur kandidoi për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi asokohe. Ai ka mbajtur edhe pozicionin e drejtuesit të forumit rinor të PD si dhe deputet në dy legjislatura.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

43 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

52 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

56 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

59 minutes ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

1 hour ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

1 hour ago

This website uses cookies.