Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

Vingegard shpjegon

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin mund të ishin në garë për fanellën rozë. Bëhet fjalë për kampionin danez Jonas Vingegard, i cili do të bëjë debutimin sezonal “Volta ao Algarve” (garë 4 ditore) ndërsa më pas do të garojë edhe në garën Paris-Nisë si dhe “Volta  a Catalunya” (garë 7 ditore).

I pyetur përse hoqi dorë nga gara e njohur e Italisë, e cila do të ketë “Nisjen e madhe” nga Shqipëria ku do të zhvillohen tri etapat e para, kampioni 28-vjeçar tha: “Bisedova me stafin tim dhe vendosëm që këtë vit të synojmë vendin e parë në ‘Tur de France’. Dua që të jap maksimumin në atë garë dhe për këtë qëllim kam vendosur që të mos marr pjesë në asnjë tjetër tur përpara saj me qëllim që të shkoj në Francë sa më i freskët”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.