Horoskopi 24 nëntor 2023, parsshikimi i yjeve për sot

Dashi

Ditë mjaft e tensionuar dhe problematike kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do arrini dot të shihni me qartësi atë që po iu ndodh dhe do bëni gabime njëri pas tjetrit. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të pasur takime impresionuese. Financat do kenë disa tronditje të vogla megjithatë nuk pritet asnjë problem serioz nëse merrni masa strikte.

Demi

Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe nuk pritet as problemi më i vogël. Përkundrazi mund të merren edhe vendime të rëndësishme mbi të ardhmen. Beqarët do jenë shumë joshës dhe me fat. Përgatituni për ndryshime rrënjësore. Në planin financiar do tregoheni më të kujdesshëm dhe do bëni një riorganizim të situatës.

Binjakët

Komunikimi në çift do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite. Do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do shihni me më shumë optimizëm drejt së ardhmes. Beqarët do kenë disa takime, por asnjëri nuk do jetë në lartësinë e duhur. Financat do jenë goxha shqetësuese, prandaj duhen marrë masa drastike. Po iu la gjithçka kohës situata do ndërlikohet më tepër.

Gaforrja

Edhe pse nuk do jeni shumë të sigurtë për jetën sentimentale, sërish do kaloni një ditë të këndshme me partnerin. Përfitoni nga qetësia e të dyve për të folur hapur. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme. Financat do jenë të dobëta. Ulni paksa shpenzimet dhe filloni t’i menaxhoni me kujdes ato para që keni.

Luani

Ditë e mrekullueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Edhe sytë do iu buzëqeshin në momentet kur të jeni pranë të dashurit tuaj të zemrës. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare, mjafton që të ndihen më së miri. Në planin financiar do keni fat me shumicë dhe do mund të kryeni të gjitha transaksionet që keni menduar.

Virgjëresha

Priten ndryshime të mëdha gjate kësaj dite nëjetën tuaj sentimentale. Do i mendoni më me qetësi ato që do bëni dhe nuk do nxitoheni të merrni vendime. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë shumë personave që do i joshin gjithë kohës sepse mund edhe të zhgënjehen. Financat do jenë më të mira se kohët e fundit dhe kjo gjë do iu japë qetësinë e kërkuar.

Peshorja

Ditë goxha e vështirë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Nuk do i pranoni lehtë disa kritika të partnerit dhe ndonjëherë gjithçka mund t’iu duket me tendencë të keqe. Beqarët duhet të bëjnë edhe pak më tepër durim nëse duan ta gjejnë personin e përshtatshëm. Mërkuri do jetë si thikë me dy presa në planin financiar. Bëni shumë kujdes.

Akrepi

Zemra juaj do ndihet më së miri sot sepse çdo gjë do shkojë për mrekulli në jetën tuaj në çift. Toleranca dhe mirëkuptimi do jenë pikat tuaja më të forta. Beqarëve do iu konkretizohen më në fund ëndrrat dhe më shumë gjasë do ndryshojnë shumë shpejt status. Për shkak të një dëshirë të çmendur për të shpenzuar pa masë, financat do jenë goxha të dobëta. Kujdes!

Shigjetari
Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do e surprizoni gjatë gjithë kohës personin që keni në krah. Momentet emocionuese do jenë të pafundme. Beqarët nuk duhet të krijojnë një lidhje me personin e parë që do iu del përpara sepse mund të bëjnë gabime të rënda. Që financat të jenë të mira duhet të shpenzoni vetëm për të shlyer detyrimet.

Bricjapi

Ata që janë në një lidhje nuk do ndihen shumë mirë gjatë kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do toleroni për asnjë moment. Kujdes sepse situata mund të përkeqësohet më shumë sesa mendoni. Beqarët nuk do jenë të favorizuar nga yjet. Në planin financiar tregohuni më të përgjegjshëm dhe mos kryeni shpenzime kot së koti.

Ujori

Asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do vazhdoni të ruani një komunikim të mirë me partnerin dhe nuk do keni mosmarrëveshje. Beqarët do takojnë një person që do ngjajë shume me atë që kanë ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar nuk do jetë asgjë shumë e thjeshtë. Tregohuni shumë të matur për të mos pasur probleme.

Peshqit

Pasioni nëe çift do jetë i çmendur gjatë kësaj dite dhe emocionet, të papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit sepse gjëra të tilla nuk përsëriten shpejt. Beqarët do jenë shumë të shpërqendruar dhe nuk do dinë çfarë të bëjnë më parë. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura nga Plutoni. Nuk do keni as vështirësinë më të vogël në këtë sektor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

18 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

18 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

19 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

19 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

19 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

19 hours ago

This website uses cookies.