Horoskopi për ditën e sotme, 10 qershor 2024

Dashi
Pozita planetare ju sheh ende duke luftuar dhe nervozë. Kjo intolerancë ka të bëjë mbi të gjitha me marrëdhëniet: dashurinë, familjen, miqësitë, marrëdhëniet me kolegët. Shqetësimi ndihet dhe rëndon ditët tuaja, por nuk kuptohet qartë se nga vjen, prandaj përpiquni t’i shkoni deri në fund. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më shpejt do të dilni nga kjo situatë.
Demi
Ju jeni piterpanë të përjetshëm. Ktheni sytë nga vetja e përpiquni të merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Pyeteni mirë veten se cila është e ardhmja që dëshironi apo jeta që ëndërroni. Filloni të mendoni për këto gjëra dhe më pas mundohuni që t’i bëni ëndrrat realitet. Paratë janë në nivele të rrezikshme, ndërsa dashuria është mbuluar nga kontraste të forta dyshimesh.
Binjakët
Shumë planetë ende ju mbështesin, qielli shkëlqen për ju dhe ju jep sharm, ju bën më të mprehtë, ju ndihmon që të jeni më të qartë në lidhje me objektivat që i keni vendosur vetes, si edhe më të aftë fizikisht. Ju jeni një vullkan që shpërthen dhe duhet vetëm të vendosni se në cilën fushë të përdorni të gjitha këto energji të bukura. Mos qëndroni në vend dhe prisni, sepse kjo është koha për të shkuar dhe për të marrë atë që dëshironi. Futjuni punës, rezultatet do të vijnë.
Gaforrja
Ka ardhur koha të jeni të sinqertë, të shprehni dyshimet, shqetësimet dhe dëshirat tuaja, veçanërisht në lidhje me situatat që nuk ju kënaqin. Kërkoni dhe do t’ju jepet, pikërisht kështu. Mund të hyni në negociata dhe të bëni biseda të sinqerta me njerëzit që ju interesojnë më shumë. Në punë, nëse mendoni se meritoni më shumë, ky është muaji më i përshtatshëm për të vënë pikat mbi “i”.
Luani
Kujdes, një periudhë provimesh, sprovash dhe testimesh po vjen! Duhet të angazhoheni në detyrimet tuaja të përditshme, por edhe të mos përpiqeni ta mbuloni Diellin me shoshë sa herë që diçka nuk shkon si duhet. Diluni për zot projekteve në të cilat besoni vërtet. Jepuni përparësi gjërave që janë me të vërtetë të rëndësishme për ju.
Virgjëresha
Ju do jeni sërish protagonistë pas ditësh në të cilat nervozizmi dhe ankthi kanë dominuar jetën tuaj. Më në fund do të ndiheni të lehtësuar dhe do të mund të lini takime të reja, që kanë të bëjnë si me sferën profesionale edhe me atë private. Ky është një moment shumë interesant për ju, që duhet shfrytëzuar, ndaj është koha të përvishni mëngët dhe të angazhoheni.
Peshorja
Planetet ju shtyjnë t’i përkushtoheni riorganizimit të jetës suaj, në kuptimin që të vendosni rregull për ta pasur më të qartë se në cilin drejtim mund të rriteni. Yjet ju ftojnë të lini mënjanë altruizmin, i cili shpesh kthehet në bujari të ekzagjeruar ndaj njerëzve që jo gjithmonë e meritojnë. Kështu nuk do t’i harxhoni energjitë për gjëra të kota. Pra, çlirojeni veten nga ngarkesat e tepërta dhe, pasi ta keni bërë këtë, më në fund do të jeni në gjendje të ndërmerrni sipërmarrje të reja.
Akrepi
Të dashur akrepë, në këtë moment, duhet të ndaleni dhe të shikoni qartë rrugën tuaj. Ju ndjeni nevojën për t’u fokusuar në disa situata, veçanërisht në punë, ndaj është një moment i mirë, për shembull, për të trajtuar një çështje, nga e cila keni mbetur të zhgënjyer. Bëni përpara, pra fillimisht duhet të sqaroheni, që t’i keni idetë më të qarta. Prandaj, në këto ditë duhet të gjeni hapësirë për të reflektuar me kujdes në lidhje me atë që nuk ju kënaq më dhe si të veproni për ta korrigjuar.
Shigjetari
Horoskopi sjell lajme të reja edhe për ju. Më në fund, do të çliroheni nga shqetësimet dhe do të ndiheni më optimistë. Ky proces do të ndodhë gradualisht dhe ju duhet t’i vini gjërat në lëvizje, duke parë përreth dhe duke u përpjekur të kuptoni se cilat angazhime, por edhe cilët njerëz vetëm sa po ju rëndojnë jetën dhe më pas të merrni vendimin për t’u çliruar njëherë e mirë prej tyre. Për ju ka ardhur koha ideale të rilindni.
Bricjapi
Pas një periudhe shumë sfiduese, vjen për ju lajmi i mrekullueshëm se Dielli do të ndikojë që shenja juaj të dalë nga gjendja e apatisë, duke e ngritur shikimin përtej horizontit. Ju duhet të shpalosni të gjithë aftësitë tuaja në ditët në vijim, në mënyrë që të kapërceni vështirësitë që ju kanë penguar të bëni përpara deri më tani.
Ujori
Yjet do t’ju mbështesin në angazhimet tuaja të shumta, për shkak të agjendës së ngarkuar. Gjithçka po e menaxhoni shumë mirë, por bëni kujdes të mos lodheni shumë. Problemi është se, edhe nëse nuk e kuptoni tani, mund ta ndieni stresin e akumuluar më vonë, kështu që mundohuni të gjeni kohë dhe hapësirë për të marrë frymë mes detyrave tuaja të shumta.
Peshqit
Peshq të dashur, për ju do të fillojë një periudhë e re. Pritet që të keni ndryshime, sidomos në sferën profesionale. Nëse punoni shumë tani, do të merrni shpërblimin e duhur. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që kanë marrë përsipër shumë angazhime dhe projekte të reja. Me pak fjalë, sa më shumë të eksploroni territore të reja, aq më të larta do të jenë shanset për sukses. Paratë për ju do vijnë lumë, ndërsa dashuria vijon të mbetet një mister.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

2 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

3 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

3 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

3 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

3 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago

This website uses cookies.