FLASH

Horoskopi për ditën e sotme, 11 shtator 2024

Dashi
Sot do jetë një ditë disi pozitive. Sfidat do jenë të pranishme, mjafton të kujtoni se çdo gjë zgjidhet. Në dashuri nuk është rastësi që ju kërkohet më shumë përkushtim, por bëni kujdes të mos jeni shumë kryeneçë. Nëse jeni beqarë, njohjet e reja mund të lulëzojnë. Puna ka zhvillime të reja, por do t’ju duhet të menaxhoni stresin me ekuilibër. Pika e dobët është sinqeriteti, çelësi i suksesit; moskokëçarja.


Demi
Demë luftarakë, bëhuni gati për një ditë të qetë dhe shumë delikate në planin sentimental. Ndërveprimi në logjikë me partnerin do ju çojë në biseda të ëmbla e të bekuara që mund të finalizohen me premtime të forta. Në punë ju duhet të jeni më të matur kur është fjala për pagesa. Prisni pak ditë derisa dikush të kuptojë rëndësinë që ju keni në pozicionin tuaj profesional. Pika e dobët shqetësimi i tepërt për shëndetin, çelësi i suksesit natyra juaj e ngrohtë.


Binjakët
Mund të kaloni një ditë të ngarkuar sot nëse do i dramatizoni gjërat. Shumë stress dhe keqmenaxhim nëse do shkelni vijat e kuqe mes kohës që i takon familjes dhe punës. Ndaloni pak e ktheni kokën për të kuptuar se ajo që ikën nuk vjen më. E gjithë kjo situatë është krijuar se po shkaktoni keqkuptime të panevojshme dhe kjo nuk ju shkon për shtat. Pika e dobët është mungesa e kohës, çelësi i suksesit; pretendimet e larta.


Gaforrja
Gaforret e dinë se marrëdhëniet personale kanë një rëndësi të veçantë. Në dashuri mos e neglizhoni intimitetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë. Shprehini ndjenjat qartë dhe mos i lini gjërat të nënkuptohen. Një projekt i shumëpritur po duket se është në rrugë të mbarë. Shëndeti është i mirë, por kujdes mos e neglizhoni ushqimin. Pika e dobët është distanca e personave të dashur, çelësi i suksesit; optimizmi.


Luani
Luanë sot do i gëzoheni plotësimit të një dëshirë që e keni dashur shumë të realizohet. Ju po shkëlqeni në dashuri dhe partneri është surprizuar nga prakticiteti juaj. Shihen plane për fëmijë. Mos e teproni me marrjen e vëmendjes edhe pse kjo është e mirëpranuar nga të tjerët. Beqarët janë të hapu
r sot për lidhje të reja. Në punë ngatërroni pozitat tuaja me ato të eprorëve. Pika e dobët është epërsia, çelësi i suksesit, arketipi luajal.


Virgjëresha
Ekuacioni juaj sot është pak i vështirë se ju duhet të mendoni më shumë për ndjenjat, kur ngarkesa në punë po sheh çdo ditë dritare të reja që duhen të shfrytëzohen. Mos i neglizhoni vështrimet e ëmbla të partnerit, por jepini të kuptojë që përtej tyre pretendoni më shumë se aq. Shëndeti është i mirë, shtoni aktivitetet në natyrë dhe tregoni kujdes me ushqimin. Pika e dobët është marrja përsipër e shumë iniciativave, çelësi i suksesit; intuita.


Peshorja
U bë një kohë e gjatë që po i kapni në ajër shanset. Komplimente! Jeni bërë gjahtarë të frikshëm zemrash. Merita juaj është afrimiteti dhe aftësia për t’i dëgjuar miqtë deri në fund. Një mik i afërt ka nevojë të mbështetet tek ju, ndaj ndaleni pak vrapin. Në punë po shkoni shkëlqyer, në dashuri jeni më fat. Pika e dobët; të qenurit pak dorëlëshuar, çelësi i suksesit: harmonia.


Akrepi
Intensiviteti dhe emocionet në dashuri po ju bëjnë pak konfuzë. Delikatesa e trajtimit të vetes po ju bën të dukeni të përkëdhelur, por të thyer para argumentave të zemrës që mendoni do i fitoni thjesht duke bërë personin e ëmbël. Jini të qëndrueshëm kur ju duhet të përfaqësoni veten para personave me pozitë. Pika e dobët; pavendosmëria, çelësi i suksesit: shkathtësia.


Shigjetari
Një ditë e gjallë dhe dinamike po ju mban aktivë edhe në dashuri. Nëse po jetoni lidhjen e ëndrrave, kujtohuni se keni lënë pezull punët ku pritet vendimi juaj. Me financat nuk jeni më ata që synonit të ishit në fillim, kapini frerët! Shëndeti është pozitiv. Pika e dobët janë pengjet me të kaluarën, çelësi i suksesit; energjia e mirë.


Bricjapi
Shumë të stabilizuar po shfaqen pozicionet tuaja astrale. Në dashuri jeni partneri lider, por kjo po ju bën të dukeni se po ecni kuturu. Marrëdhënia financiare për punëdhënësit është perfekte. Shëndeti është në rrugë të mbarë pas problemeve të vogla kohët e fundit. Pika e dobët; marrëdhëniet farefisnore, çelësi i suksesit është vizioni i qartë.


Ujori
Surpriza në fushën sentimentale; do ju duhet të zgjidhni dhe të merrni një vendim pasi jeni trazuar shumë emocionalisht duke qenë të preferuar nga shumë persona. Buqëqeshja është arma juaj që duket po e përdorni më së miri. Ju duhen ca para këto kohë ndaj mendoni më shumë për punën. Pika e dobët udhëtimet e tepërta, çelësi i suksesit; të qenurit paqësorë.


Peshqit
Hej peshq, nuk zgjidhet çdo gjë me inat!Ndjeshmëria e lartë ju ka bërë të bini në grackën e më të fortëve. Prisni edhe pak dhe përpiquni të tregoni se jeni partnerë të denjë. Në punë nuk jeni aty ku duhet dhe komplekset ju kanë bërë të keni dyshime dhe pasiguri. Shëndeti është i mirë, ndërsa jeta sociale duket se ka marrë drejtim pozitiv. Pika e dobët është mungesa e durimit, çelësi i suksesit; aftësia për të fituar zemrën e njeriut që doni.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

12 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

13 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

13 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

13 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

13 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

13 hours ago

This website uses cookies.