Horoskopi për ditën e sotme, 13 shkurt 2024
Dashi
Jo gjithçka do të shkojë siç duhet në këtë periudhë. Është faji i një hëne disonante që shkakton pak bezdi. Në jetën sentimentale do të merrni vendime nëse doni ta vazhdoni lidhjen tuaj apo ta përfundoni atë. Një projekt ose diçka e re tashmë është gati, do t’ju duhet të punoni për të.
Demi
Keni qenë paksa i tensionuar kohët e fundit, por kjo Hënë do t’ju bëjë të gjeni qetësinë shpirtërore. Projektet e krijuara së fundmi do të duhet të përcaktohen deri në fund të majit. Pjesa e parë e shkurtit u përdor për të studiuar strategji për të fituar një betejë. Në dashuri ka pasur konfuzion mes çifteve.
Binjakët
Përpiquni të qëndroni optimistë. Me Jupiterin në shenjë, së shpejti do të nisin projekte të reja. Të bëni të njëjtat gjëra ju mërzisin, por ju jeni njerëz krijues. Do të jetë një sfidë të qëndroni të qetë. Ata që kanë pasur probleme personale dhe fizike duhet të gjejnë qetësi.
Gaforrja
Ju jeni shumë aktivë dhe të ndjeshëm. Vështirësitë për ju janë drejt përfundimit dhe ditë më të mira ju presin. Jeni duke pritur për një lajm të rëndësishëm, por fillimisht duhet6 të jeni vigjilentë ndaj realitetit që ju rrethon. Fundi i shkurtit mund të jetë më pozitiv për ju.
Luani
Jeni krenarë dhe nuk ka gjasa të pranoni se keni bërë gabime. Ka pasur ndryshime që nga viti i kaluar që janë ende në vazhdim. Më në fund e keni kuptuar se e kaluara duhet lënë mënjanë për t’u fokusuar tek e ardhmja. Fundi i shkurtit sjell vështirësi që duhen menaxhuar me kujdes.
Virgjëresha
Keni absolutisht nevojë për pak relaksim në pjesën e dytë të shkurtit. Ata që kanë biznesin e tyre deri tani kanë qenë të përfshirë në shumë angazhime. Gjatë kësja dite do të keni plotë gjëra për të bërë, por do ishte mirë të mos e çlironi këtë tension në dashuri, ndjenjat po rikuperohen.
Peshorja
Në këtë periudhë po ju vijnë shumë ide dhe projekte të mëdha. E marta ju sheh shumë dembelë ose jo shumë të qetë për shkak të një Hëne disonante. Gjatë tri javëve të fundit, shumë prej jush kanë përjetuar rënie fizike dhe kanë nevojë të rikuperohen.
Akrepi
Duhet të keni një vizion të qartë për të ardhmen tuaj. Në dashuri gjërat nuk do të shkojnë më së miri. Në vendin e punës nuk do të ketë ndryshime. Dy javët e ardhshme mund të ndikojnë në disa nga marrëdhëniet tuaja.
Shigjetari
Hëna është në favorin tuaj dhe për këtë arsye do të përjetoni ndjenja të bukura në jetën sentimentale. Por përparimi i marrëdhënieve varet nga ndjenjat që ju keni. Në marrëdhëniet afatgjata, duhet të lini mënjanë inatet. Mund të favorizoni shenjat si Ujori dhe Peshorja.
Bricjapi
Pavarësisht nga yjet në favorin tuaj, do t jeni nervozë dhe do të ndiheni të lodhur. Shumica e Bricjapëve nuk ankohen pse gjërat po shkojnë keq, por kanë mbi supe shumë përgjegjësi dhe pak kohë për t’u çlodhur apo t’ia kushtuar partnerit dhe familjes.
Ujori
Mos bëni shpenzime të panevojshme. Një rëndësi të madhe do t’i kushtoni ndjenjave tuaja. Disa nga ju kanë dëshirë të ndryshojnë stilin e jetës, apo pamjen. Ka edhe ato që mendojnë të bëjnë një ndërhyrje të vogël estetike ose thjesht të rrethohen me njerëz të lumtur.
Peshqit
Duhet të analizoni ndjenjat tuaja në këto ditë shkurti. Fundjava do të jetë e rëndësishme. Disa çifte do të duhet të rimendojnë për vijimësinë e marrëdhënies së tyre. Është gjithmonë e vështirë për ju të harroni një person edhe pas një ndarje.