Ndryshimi është gjithnjë shumë i rëndësishëm. Hape zemrën dhe mendjen dhe përqafoje. Është mjaft e rëndësishme që të ndryshosh, të fuqizohesh dhe të arrish të bësh gjërat që ti do. Foli vetes me dhembshuri dhe mirësjellje. Pika e dobët është puna; çelësi i suksesit; optimizmi.
Demi
Bëj durim, por mos u thyej, i dashur dem. Do të duhet të qëndrosh më fleksibël dhe të përshtatesh me mjedisin dhe të tjerët, por pa bërë kompromis me vlerat e tua. Mërkuri te Peshorja të frymëzon të jesh edhe më e pavaruar ekonomikisht. Pika e dobët komunikimi, çelësi i suksesit; vetëkontrolli.
Binjakët
Kjo javë do të jetë një periudhë tranzicioni për ty, pasi do të përvetësosh disa virtyte që më parë s’i ke marrë shumë në konsideratë. Shprehe veten, fuqizoje atë dhe kupto këndvështrimet e njerëzve që të rrethojnë. Pika e dobët shëndeti, çelësi i suksesit; ëmbëlsia.
Emocionet janë informacione, por jo fakte. Duhet ta kuptosh se jo çdo gjë që mendon është një thirrje për veprim. Kërko, mblidh fakte, vepro. Shumë shpejt do të kesh mundësi të rilidhesh me ca njerëz që të kanë munguar, për të folur më gjatë për gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në jetën tënde. Pika e dobët është raporti me kolegët, çelësi i suksesit; rreptësia.
Ti e di se sa e rëndësishme është balanca, apo jo? Mërkuri dhe Neptuni do që të sfidosh veten dhe t’i lësh në të shkuarën ca ngjarje që ende të lëndojnë dhe të traumatizojnë. Mërkuri do të hyjë në Peshore, për të të frymëzuar që të punosh më shumë me intimitetin dhe marrëdhëniet e tua sentimentale. Pika e dobët nxitimi, çelësi I suksesit; injorimi i vogëlsirave.
Kërko më thellë se zakonisht. Ti nuk shquhesh si një njeri i cekët, ndaj mos e humb aftësinë tënde për të parë përtej perdes që shfaq realiteti. Mërkuri të jep shansin që të zgjerosh mendjen dhe horizontin tënd në mënyra fantastike. Pika e dobët është mungesa e kohës, çelësi i suksesit; romanca.
Cili është vizioni yt, peshore? Mërkuri të këshillon të ëndërrosh, por edhe të zbresësh me këmbë në tokë. Shiko të gjitha mundësitë në sferën profesionale dhe mos i thuaj “jo” një partneri që është i ndryshëm nga ty. Pika e dobët është oreksi, çelësi i suksesit; mirëkuptimi.
Shërohu nga e shkuara, pusho, relaksohu dhe rikthehu në rolin tënd kryesor. Afërdita do të shkojë te Virgjëresha dhe ti do të kesh mundësi të vendosësh ca barriera të shëndetshme në raportin e dashurisë dhe të miqësisë. Pika e dobët sot është pesimizmi, çelësi i suksesit; vëmendja.
Është një javë shumë e zënë për një detajiste si ty0. Do të shohësh detajet e mëdha, të vogla, disa gjëra që të mundojnë, mundësi në disa projekte që nuk duket se premtojnë shumë, si dhe do të zgjidhësh një problematikë shumë, po shumë qartë. Kujdes raportet me familjen dhe të vendosësh disa kufij që ndoshta janë shkelur. Pika e dobët është ekonomia, çelësi i suksesit; besimi.
Si po shkon balanca mes punës dhe jetës private? Gjëja më e mirë që mund të bësh gjatë kësaj jave është që të menaxhosh kohën në mënyrën e duhur, si dhe të kuptosh raportin tënd me veten, të tjerët dhe me botën. Pika e dobët është ndërhyrja pa vend në debate, çelësi I suksesit; familja.
Lidhjet janë një paradoks i madh dhe ti, besojmë, e di këtë. Mërkuri dhe Neptuni do të të ndihmojnë të kuptosh lidhjen që ke me persona të ndryshëm, teksa ndan rrugët me disa njerëz që nuk të lejojnë të jesh vetja jote autentike. Përqendrohu në vlerat dhe qëllimet e tua që të zhvillohesh edhe më shumë. Pika e dobët është gjendja emocionale, çelësi i suksesit; zemërgjerësia.
Kini durim, të dashur Peshq! Sot Hëna do ju konfuzojë pak, por mos u nxitoni të merrni veprime të pamenduara dhe të veproni në mënyrë impulsive. Mërkuri do të hyjë te Peshorja dhe do ju ndihmojë që të qartësoni mendimet dhe ndjesitë e tua. Pika e dobët mungesa e durimit, çelësi i suksesit: aftësia për të lexuar në sytë e të tjerëve.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.