FLASH

Horoskopi për ditën e sotme, 18 shtator 2024

Dashi

Ka shumë gjëra që duhet të rregulloni, ndaj ju duhet të gjeni rrugën e duhur. Merreni shtruar dhe me qetësi e si fillim hartoni një plan prioritetesh. Synimet janë ende larg për t’u përmbushur. Keni qenë nën ndikimin e një periudhe stresante që po sfumohet ngadalë. Pika e dobët është ngathtësia për të marrë vendime, çelësi i suksesit; hapat e sigurt.

Demi

Takimet e dyshimta sentimentale janë prova juaj e zjarrit. Lëvizjet nën hundën e partnerit ju ka bërë “element rreziku”. Shëndeti i zemrës nuk ka qenë i mirë ndaj thjeshtësojeni pak jetën. Tipi juaj luftarak është shndërruar në një flluskë sapuni para çdo gënjeshtre që ju zhvlerëson. Pika e dobët është pamundësia për të ecur me hapin e të tjerëve, çelesi i suksesit; imagjinata.

Binjakët

Familja është qendra e vëmendjes. Do u jepni ngrohtësi fëmijëve e partnerit duke i tërhequr gjithmonë e më shumë pranë shtëpisë. Raporti me kolegët e punës është pozitiv. Ju jeni burim frymëzimi. Pika e dobët është butësia, çelësi i suksesit ; vullneti për të ndryshuar jetën e atyre që ju kërkojnë mbështetje.

Gaforrja

Ruani privatësinë tuaj! Keni filluar të hutoheni edhe për gjëra elementare. Rruga e zgjidhjes së problemeve është komunikimi. Financat duan një dorë të mirë. Kini vëmendjen në punë dhe në dashuri. Pika e dobët është letargjia që ju ka zënë, çelësi i suksesit; ngjyrat që dini të shtoni me buzëqeshjen tuaj.

Luani

Kjo kohë ju ka bërë më të kthjellët. Iniciativa për të ndryshuar stilin e jetës ju ka dhënë krahë. Nuk jeni më ata luanët që flinit me orë duke parë ëndrra me syhapur. Jini të hapur për takime! Pika e dobët; tendenca për të dalë nga vetja, çelësi i suksesit; harmonia edhe me më të komplikuarit.

Virgjëresha

Lajme të mira, koha e shpenzimeve të tepërta mbaroi. Vonesat ju nervozojnë, po nuk ia vlen të tensionoheni. Puna po shkon mirë, ndërsa raporti me partnerin ju ka shndërruar në të përkëdhelurit e fatit. Pika e dobët është durimi i tepruar, çelësi i suksesit; dëshira për të zbuluar personalitetin e të tjerëve.

Peshorja

Pasiguria në lidhjen tuaj ju ka çorientuar duke ju bërë të luftoni me veten. Gabimet e së kaluarës po ju kushtojnë edhe financiarisht. Kujtesa nuk po ndihmon me detaje ndaj kujdes kur përdorni fakte. Pika e dobët është gjendja emocionale, çelësi i suksesit; harmonia me kolegët.

Akrepi

Akrepë po vijnë kohë të mira për ju. Çfarë dëshironi do ju plotësohet në mënyrë të mrekullueshme. Jeni miku perfekt për persona që duan të ecin përpara. Shijoni momentin e mendoni për plane në familje. Pika e dobët është rehatia që e pëlqeni me tepricë, çelësi i suksesit fati i shumëpritur.

Shigjetari
Kursejeni ironinë tuaj për dashurinë. Mos pranoni një ofertë edhe nëse ju duket argëtuese dhe tërheqëse. Faza fillestare mund t’ju emocionojë, por a keni kohë për të përfunduar atë që keni filluar? Pika e dobët është ambienti që ju rrethon, çelësi i suksesit; interesi profesional.

Bricjapi

Hiqni dorë nga persona që ju mbajnë afër për interes. Projektet që keni nisur kanë nevojë për një shtysë të fortë. Familja ka nevojë për praninë tuaj ndaj llogariteni kohën. Pika e dobët është frika për të dalë nga guacka, çelësi i suksesit; oratoria që ju shpeton në çdo rast.

Ujori

Miqtë u gëzohen pranisë suaj dhe ju jeni shenja perfekte për të dhënë siguri. Financat duhen qarkulluar. Mbani partneren me fjalë bindëse se shpesh ka hapësira për xhelozi. Emocione të bukura do përjetoni me të afërm që nuk i shihni prej vitesh. Pika e dobët; argëtimi kohë e pa kohë, çelësi i suksesit; idetë fantastike për surpriza.

Peshqit

Filloni të planifikoni një projekt të ri pasi atmosfera ku punoni nuk është e mirë. Imagjinata ju ka zhgënjyer duke ju ushqyer me iluzione. Familja nuk mundet të përballojë tensionin ndaj bëjani më të lehtë situatën. Pika e dobët është pasiguria tek vetja, çelësi i suksesit durimi dhe qetësia për t’u ringritur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

6 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

6 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

6 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

6 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.