Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2023

Dashi

Të bësh disa hapa pas nuk është gjithnjë ide e keqe. Nëse keni bërë ndërmend të ktheheni në vendlindje, të telefononi ish të dashurin/dashurën apo t’i ktheheni shkollës, yjet thonë që të mos hezitoni. Merrni një vendim dhe ecni përpara me planin tuaj.

Demi

Edhe pse është dita e duhur për të nisur kërkime apo një udhëtim, nuk është nevoja që të nxitoni me planet apo të rezervoni menjëherë biletat. Mendojini gjërat qetësisht në mënyrë që të veproni ashtu siç duhet.

Binjakët

Mos u shqetësoni për ato çfarë po kaloni gjatë këtyre ditëve. Gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt dhe gjërat do të marrin drejtimin e duhur. Merruni me çështje më të rëndësishme, të cilat ndikojnë në të ardhmen tuaj. Sa i përket lidhjes suaj romantike, partneri/partnerja juaj do të shprehë nevojë për të folur seriozisht me ju.

Gaforrja

Nëse jeni në prag të marrjes së një vendimi të rëndësishëm, është dita e duhur për ta bërë atë. Megjithatë, nuk do të thotë që mund të merrni patjetër vendimin e duhur. Ndonjëherë mund të mësoni shumë nga gabimet.

Luani

Jo gjithnjë duhet të tregoheni modest për arritjet tuaja. Sa më të turpshëm të jeni, aq më pak do të viheni re. Ka ardhur koha që ta promovoni paksa veten. Ka fakte që tregojnë në mënyrë objektive sesa të vlefshëm jeni.

Virgjëresha

Edhe pse mbrëmja juaj e fundit familjare mund të ketë rezultuar dramatike, nuk do të thotë që edhe tjetra do të jetë njësoj. Tregohuni mendje hapur mbi të gjitha me gratë në jetën tuaj. Ato ju duan shumë edhe pse ndonjëherë nuk e shprehin aq sa duhet.

Peshorja

Nëse çështjet personale ju kanë shpërqendruar nga karriera gjatë këtyre ditëve, sot është dita e duhur për të lëvizur në një tjetër drejtim. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme, ku do të kuptoni sërish sesa miq të mirë keni.

Akrepi

Ekziston mundësia të keni nevojë për ndihmë sot në një çështje profesionale. Mos hezitoni t’i kërkoni ndihmë kolegëve tuaj dhe shprehuni hapur me ta. Sa i përket anës personale, nuk parashikohen zhvillime të veçanta.

Shigjetari

Është e rëndësishme të tregoheni më feksibël me kolegët tuaja dhe shmangni kritikat e tepërta. Bëni kujdes me fjalët, në mënyrë që të shmangni një debat të panevojshëm. Jepini kohë të tjerëve për tu shpjeguar.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje do ta kenë mjaft të nevojshme një ditë pushimi. Keni punuar fort gjatë këtyre ditëve, ndaj është mjaft e nevojshme të relaksoheni për të fituar energjitë e humbura. Ka gjasa që t’ju ftojnë në një party në mbrëmje.

Ujori

Pas një dite të lodhshme, përpiquni të relaksoheni duke kryer ndonjë aktivietet zbavitës. Ka gjasa që familja të kërkojë më shumë vëmnedje dhe angazhim nga ana juaj. Sa i përket marrëdhënies në çift, partneri/partnerja juaj mund t’ju bëjë një suprizë mjaft të këndshme.

Peshqit

Duhet të kuptoni se të qenit i/e dashuruar nuk është zgjidhja e të gjitha problemeve. Mjaft u fokusuat tek gjërat që nuk keni dhe nisni të përqendroheni në të tjera çështje. Pra, nëse nuk jeni ende në një lidhje, mos i humbni shpresat. Ndërsa nëse jeni në një lidhje, shprehni dashurinë dhe përkushtimin tuaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

22 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

22 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

22 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

22 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

22 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

22 hours ago

This website uses cookies.