FLASH

Horoskopi për ditën e sotme, 19 dhjetor 2024

Dashi
Energjia pozitive do të luajë një rol kryesor në ditën tuaj. Nëse jeni duke menduar që të realizoni një udhëtim, tani është momenti më i përshtatshëm. Sa i përket aspektit sentimental, gjithçka do ju shkojë mirë.


Demi
Nëse përpiqeni të vini gjithçka në një dritë pozitive, do të shijoni një ditë shumë të mirë. Por nëse përqendroheni vetëm në ato që nuk keni ose çfarë nuk po shkon ashtu siç dëshironi, atëherë do të keni një ditë dekurajuese.


Binjaket
Një fitimtar i zgjuar nuk ia përmend humbësit dështimin. Edhe pse e keni fituar përfundimisht pozicionin ku jeni tani, ju duhet të keni kujdes veçanërisht për ndjenjat e të tjerëve. Sidoqoftë nuk është e nevojshme të minimizoni arritjet tuaja.


Gaforrja
Nëse keni bërë diçka domethënëse, duhet të siguroheni që disa njerëz në jetën tuaj po mbajnë shënime! Nuk ka kuptim të fshihni arritjet tuaja. Në aspektin profesional do t’ju duhet më shumë vetëbesim.


Luani
Ju keni aftësinë për të shkëlqyer dhe sjellja juaj është shumë e vlerësueshme! Kini më shumë besim në fuqinë tuaj dhe do të filloni të ndiheni shumë më të qetë në qendër të vëmendjes. Kjo lloj përgatitje është e rëndësishme.


Virgjeresha
Edhe pse mund të ndiheni sikur po ndodhin shumë gjëra në jetën tuaj, ju prapë do të jeni në gjendje të shijoni çdo moment në rrugën tuaj. Dhuroni më shumë buzëqeshje për njerëzit që keni pranë.


Peshorja
Tani për tani, përpiquni të jeni shumë më aktivë me njerëzit sesa zakonisht. Do të ishte një ide e mirë të përzieni energjinë tuaj me energjinë e një grupi të madh, mundësisht në një lloj pozicioni udhëheqës. Në dashuri nuk keni shumë energji pozitive.


Akrepi
Nëse egoja juaj është ndier në nivele minimale kohët e fundit, përgatituni që kjo të ndryshojë sot. Por mos shiko forcat e jashtme sepse ky ndryshim do të vijë tërësisht nga brenda jush. Papritur, do të shihni me saktësi çdo arritje.


Shigjetari
Buzëqeshja juaj e ndritshme do të jetë më e fuqishme nga sa mund ta kishit imagjinuar sot, Ju duhet të shfrytëzoni fuqinë e të menduarit pozitiv, sepse përqëndrimi në atë që mund të shkojë keq do t’ju bëjë vetëm të zhgënjyer.


Bricjapi
Xhelozia është një bishë djallëzore dhe mund të godasë në çdo moment-kështu që shmangni ndonjë bisedë konfliktuale. Nëse ndjeni zili, përpiquni të mos lejoni që kjo ndjenjë të shndërrohet në zemërim.


Ujori
Shmangni gjithçka që duket si një luftë për pushtet sot. Ju jeni një paqebërës i aftë, por nuk keni nevojë të ndërhyni sa herë që shihni dy ose më shumë njerëz që konfliktuohen Konsideroni se çfarë është më e mira për ju.


Peshqit
Ka kaq shumë gjëra që po ndodhin në jetën tuaj aq sa nuk keni kohë për t’u shqetësuar për atë që po ndodh në jetën e njerëzve të tjerë. Qëndroni të përqendruar në zgjidhjen e problemeve tuaja dhe përballjen me sfidat e reja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

12 hours ago

Euroliga në RTSH: Efes dominon bindshëm Milanon

Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…

12 hours ago

Trump urdhëron nxjerrjen e dokumenteve të vrasjeve të John Kennedy dhe Martin Luther King

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…

12 hours ago

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane, Sejko: Transformojmë sektorin financiar

Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…

12 hours ago

Berisha thirrje diasporës për protesta: Të lejohen të votojnë me ID e vendit ku jetojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…

12 hours ago

Begaj pret trupin diplomatik: BE nuk është vetëm ambicie, por përkatësia jonë

Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…

12 hours ago

This website uses cookies.