Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2024

Dashi

Merreni më shtruar! Do shkëlqeni këtë javë falë iniciativave që keni marrë. Parashikohen ide dhe aftësi për të përfshirë dhe magjepsur ata që ju rrethojnë. Është një moment i bukur dhe duhet ta shfrytëzoni sa më shumë, kjo stinë vazhdon t’ju shohë mes protagonistëve të saj, ndaj tregojeni veten!

Demi

Aspak të durimshëm nuk po tregpheni. Në dashuri dhe në marrëdhëniet me miqtë dhe të afërmit ka intolerancë, që nuk ka gjithmonë arsye për të ekzistuar. Edhe në punë duket se keni qenë paksa të hallakatur këto kohët e fundit, por kjo është vetëm si pasojë e lodhjes dhe stresit. Pse të mos i lejoni vetes t’i ulni pak ritmet, që të qetësoheni, fundja jo çdo gjë është në dorën tuaj.

Binjakët

Binjakë keni nevojë për një moment reflektimi. Yjet e horoskopit ju befasojnë dhe ju ndihmojnë për ndërtimin e një strategjie që hedh themelet për të ardhmen tuaj. Kjo nuk është thjesht një ndjesi, gjërat janë pikërisht kështu. Diçka mund të ndryshojë për ju, gjithmonë nëse do ta dëshironi. Shfrytëzojeni këtë kohë për të realizuar planet tuaja me kujdes për të arritur në majë.

Gaforrja

Ku shkoi strategjia juaj? Jeni ndër shenjat më me fat dhe më të përkëdhelura nga yjet për momentin. Para së gjithash, dashuria e konsoliduar në një marrëdhënie të gjatë, apo krejt të re, ju ka rikthyer gjallërinë dhe ngjyrat në ditët tuaja. Tani po ndjeni gëzimin dhe kënaqësinë për të cilat keni luftuar aq shumë. Më në fund do të ndiheni të motivuar dhe entuziastë për punën tuaj duke marrë shpërblim për mundin tuaj.
Luani

Prej kohësh nuk jeni më protagonistë dhe fitues siç do të donit, por krejt e kundërta. Yjet janë sfidues në çdo fushë të jetës suaj, që nga ajo e afeksionit, e karakterizuar nga tensione dhe mëri, e deri tek ajo e punës, ku kohët e fundit duket se nuk po bëni asgjë siç duhet. Qëndroni të qetë dhe përpiquni të mos humbni përqendrimin me gjëra të vogla.

Virgjëresha

Po shkëlqeni për mrekulli. Më në fund duket se gjërat po shkojnë në vendin e vet. Një problem në shtëpi duket se ka gjetur zgjidhje dhe më në fund jeni çliruar nga një shqetësim që ju ka kapluar zemrën. Është koha të mendoni pak edhe për veten, pasi keni menduar aq shumë për të tjerët, asgjë nuk kthehet pas.

Peshorja

Për fat po ju kthehet dëshira për punë. Perspektiva të reja priten për ju.. Harroni ç’ka ndodhur dhe vazhdoni përpara. Ky është qëndrimi që duhet të mbani në ditët në vazhdim dhe të përgatiteni për një fillim të ri. Ndani me veten se nga cila anë do peshoni, ndjenjat apo arsyeja.

Akrepi

Akrepë të dashur, nuk mund të themi se këto janë ditë të lehta për ju, përkundrazi. Do të shikoni se do t’ju duhet të luftoni edhe për gjërat më të thjeshta, që papritmas janë bërë të ndërlikuara. Yjet ju kërkojnë që të bëni durim dhe të tregoni mirëkuptim, sepse po bëhet gjithmonë e më e vështirë të merreni vesh me të tjerët, dhe kjo është sfida juaj sot.

Shigjetari

Shigjetarë pasionantë, kur jeni të bindur për diçka, një projekt, një iniciativë, një objektiv, entuziazmi juaj është aq magjepsës, sa është praktikisht e pamundur të mos bësh tifo për ju. Ka megjithatë nga ata njerëz që nuk po ju njohin më, sepse këto kohë duket sikur jeni tërhequr. Ju duhet të shikoni përreth dhe të rizbuloni diçka që jua rindez pasionin, është me të vërtetë shumë e rëndësishme, vërini vulën vendimeve tuaja.

Bricjapi

Periudhë e paqartë për ju. Fjalët ngazëlluese që thamë për shenjat e tjera vlejnë edhe për ju. Kur të gjitha këto energji bashkohen për t’i dhënë hov një shenje, ka pak për të thënë përveçse, përkushtojuni fort gjërave që ju interesojnë, sepse qielli i favorshëm pret pikërisht këtë nga ju. Vazhdoni përpara me gjithë shpejtësinë, koha nuk pret.

Ujori

Të dashur Ujorë, po kaloni ditë me fat. Yjet presin që t’i futeni punës që të shfrytëzoni të gjitha avantazhet dhe lehtësitë që ata ju japin në këtë kohë vërtet të veçantë. Mos harroni se dhe Jupiteri ju mbështet, praktikisht të gjitha dëshirat tuaja mund të bëhen realitet, gjithmonë nëse do të dini si të veproni dhe nuk do të rrini pasivë. Shikoni përreth për shanset që ju ofrohen.

Peshqit
Peshq të dashur, kjo periudhë ju gjen sërish aktivë, falë energjisë shpërthyese që ju jep planeti juaj, Marsi, që ju bën edhe më dinamikë se zakonisht. Në fakt, jeni të përfshirë nga një vorbull angazhimesh këto ditë, por duhet të shmangni punën e tepërt, pasi do t’ju shterrojnë energjitë, mos u dorëzoni!

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

18 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

19 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

19 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

19 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

19 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

19 hours ago

This website uses cookies.