Fati për dashin nuk kursehet sa herë që ka episode dramatike. Në këtë periudhë keni dashurinë që ju mban fort. Ju mund të planifikoni jetën e re së shpejti, por keni frikë nga e ardhmja. Debati me një koleg është shuar e një përmirësim duket në klimën e grupit.
Demë të dashur, kurseni energji se një surprizë e bukur po ju vjen dhe ju duhet të angazhoheni maksimalisht. Nëse jeni të ngarkuar me përgjegjësi në punë, merrni kohë për të kuptuar rregullat që duhet të ndiqni. Të lirë dhe të qetë do jeni nëse do dini të vlerësoni si duhet situatën.
Emocionet janë trofe që entuziazmi u kalon shpejt, ndaj kërkoni për burime te reja energjie dhe pasioni. Rrugët ju hapen për më shumë projekte, sekreti është në dorën tuaj. Luani shpesh dhe guxoni të zgjidhni ato që ju përshtaten, duke injoruar indiferentët. Lidhuni pas njeriut që ju jep dashuri me sinqeritet dhe modesti e jo pas propozimeve të rëndomta.
Si gaforre ju zotëroni mjeshtërinë për të kapur rastet më të favorshme. Sytë që ju ndjekin jo gjithmonë janë miqësorë. Zemrën mos ia dorëzoni gjithkujt. Krahu juaj i kundërt është frika që të tjerët kanë prej jush, me rëndësi është të njihni vlerat tuaja. Financat kërkojnë balanca herë pas here.
Gëzimet dhe euforia janë sekreti që ju mban energjikë dhe të gatshëm për të mos lënë asgjë me vlerë të kalojë. Histori nga e kaluara kanë tëndencë të rikthehen duke ju shpërblyer për ndonjë hatërmbetje. Paratë shtohen sa herë që nuk e prisni.
Virgjëresha të dashura shijoni ngjyrat e pranverës. Loja e heshtur me rivalët ka shkuar në majë, mbajini strategjitë për vete. Financat kanë marrë një drejtim të ri, ku ju duhet të numëroni shuma të mëdha. Shtëpia do mbushet me gëzim pas një telefonate nga larg.
Tinguj melankolie po përhapen në qiellin tuaj të dashurisë. Kishit kohë që e prisnit këtë çast lumturie. Një propozim pune vjen brenda një kohe të shkurtër, tregohuni përllogaritës.
Jeni duke u luhatur mes zërit të zemrës e ndërgjegjes. Një situatë e ndërlikuar në çift ju ka vënë në provë. Pas dere janë mijëra veshë që përgjojnë hapat tuaj, bëhuni të fortë. Siguria për të ecur përpara varet nga vlera që do i jepni vetes.
Një pasion i ri është shfaqur në jetën tuaj falë pozicionit të Afërditës. Jeni bërë më krijues e të paqtë. Kjo do zgjasë për një periudhë të gjatë duke ju bërë më të butë se kurrë. Nuri i bukur që ju ka rënë ju ka vënë në qendër të vëmendjes.
Korrektësia kërkon që të jeni të qëndrueshëm deri në fund. Tendenca juaj për t’u tunduar nga paraja është mëse e dukshme tashmë. Duhet ta meritoni diçka që e pretendoni, mos abuzoni me simpatinë që të tjerët kanë krijuar për ju deri tani.
Ujorë shfrytëzoni privilegjet që ju bëhen kudo. Juve ju pëlqen që yjet të ndrijnë vetëm për ju, në fakt e meritoni. Paratë nuk janë aspak shqetësimi jua pasi ecni me parime të qarta për të arritur synimet. Prania juaj i bën ambientet ku punoni më miqësore.
Jeni fokusuar tek rastësia, duke lënë mënjanë agjendat konkrete. Dyshimet për një person të afërt janë zhdukur si me magji e po shijoni lidhjen që ju duhet ta mbani larg ngatërresave të kota. Priten përmirësime financiare.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.