Horoskopi për ditën e sotme, 25 qershor 2024
Dashi
Një mik kokëfortë duket se nuk e vlerëson ndihmën apo këshillën tuaj edhe pse ju thjesht po përpiqeni t’ia lehtësoni jetën. Ka disa ndryshime që po mendoni se do të ishin të dobishme për familjen, por të afërmit e shtëpisë nuk duket se duan t’i dinë. Dashuria po shfaq nuanca negative në aspektin e besimit tek njëri-tjetri. Financat kërkojnë të mos i shkelni vijat e kuqe!
Demi
Është e vështirë të gjeni durimin për të qëndruar të qetë me një klient apo koleg të padurueshëm. Në një problem financiar ose juridik do të jetë e rëndësishme të bëni të qartë pozicionin tuaj për të shmangur keqkuptimet e mëtejshme. Partneri ju sheh si gjithçka në jetë, ju në fakt jeni një diell, por nga ata që nuk ngrohin për një kohë të gjatë. Me paratë ju duhen strategji për të shpëtuar nga vorbulla që ju ka përfshirë.
Binjakët
Nëse jeni duke u përgatitur për një intervistë ose audicion, pyesni një mik të talentuar për llojin më të mirë të imazhit që duhet të projektoni për të lënë një përshtypje të mirë. Bërja e diçkaje ndryshe do të lehtësojë shqetësimin tuaj. Nëse nuk mund të ndryshoni mjedisin tuaj, mund të vendosni se është koha për të ndryshuar imazhin. Lëreni veten në dorë të dashurisë për të provuar nëse do jetë një mbështetje pa kursim. Paratë po ju dalin nga kontrolli.
Gaforrja
Të gjithë po përpiqen t’ju këshillojnë. Nëse dëgjoni, do të kuptoni se po merrni shumë këshilla kontradiktore dhe jo shumë të dobishme. Pritet të merrni përgjegjësi shtesë në vendin e punës kur nuk ka asnjë shenjë që një koleg që mungon, t’i kthehet detyrave normale. Ju mund të pyesni veten se sa do të zgjasë kjo situatë. Nuk duhet të ndiheni fajtorë nëse nuk ia dilni në kohë. Në dashuri jeni pushim ca kohë derisa të qetësohen pozicionet astrale të planeteve. Paratë janë me hapa të ngadaltë, por të sigurtë.
Luani
Jeni shumë të tunduar t’i përgjigjeni një mesazhi të neveritshëm në një mënyrë të ngjashme edhe pse kjo do të lëndojë ndjenjat e dikujt. Për të shmangur një debat, qëndroni të heshtur. Ju po tërhiqni vëmendjen e padëshiruar për veten tuaj. Dashuria nuk ka nevojë të kontrollohet çdo çast, jetojeni pa rezerva! Financat shtohen në favor të shpenzimeve familjare.
Virgjëresha
Po bëhen arritje. Ndoshta jo aq shpejt sa kishit shpresuar, por duhet të jeni të kënaqur me përparimin e sotëm. Bën ndryshim kur njerëzit e tjerë janë bashkëpunues. Dikush do të duket se do t’ju ndihmojë dhe ju do të gjeni një mënyrë për të treguar vlerësimin tuaj. Mos bëni gabim të rezervoni ndjenjat, dikush ka nevojë për fjalët tuaja të sinqerta. Paratë numërojini mirë se ju presin surpriza të bukura.
Peshorja
Ka shumë gjëra për të cilat duhet të zemëroheni. Mosmarrëveshja po shkakton stres. Konflikti në vendin e punës ju bën të hezitoni të ngriheni nga shtrati çdo mëngjes. Është jashtëzakonisht zhgënjyese që një koleg i vjetër nuk po bën asgjë për t’ju mbështetur. Vëzhgoni me kujdes interesat e partneres dhe gjykoni rrethanat. Financat po ju mbështesin në këtë kohë që nuk e prisnit.
Akrepi
Një mik do të tërhiqet nga planet e përbashkëta që kishit bërë. Ata nuk po shpjegojnë arsyet e këtij vendimi. Kjo marrëdhënie po ndryshon ngadalë. Ju nuk mund të kuptoni se çfarë po ndodh, por nuk do të jetë më njësoj. Nëse nuk jeni të kënaqur me negociatat e biznesit, jini të durueshëm. Një ofertë e re do të vihet në tryezë. Në lidhje me partnerin jeni ju që po shfaqni pasiguri. Kujdes!
Shigjetari
Një ofertë pune do të përfshijë udhëtime të rregullta dhe kjo do të thotë që ju duhet të ndryshoni rutinat shtëpiake dhe familjare. Një partner apo shoku i shtëpisë nuk do të jetë i lumtur për këtë. Nëse mendoni se duhet të shkoni kundër dëshirave të tyre, sepse kjo është shumë e rëndësishme për ju, ia tregoni me butësi. Në raport me të ardhurat duhet të mprihni të gjitha shqisat me qëllim kapjen e rasteve në ajër.
Bricjapi
Udhëtimi do të sjellë zhgënjime. Edhe ecja në këmbë dhe në vende të tjera mund të sjellë vonesa kur përplaseni me njerëz që duket se nuk kanë asgjë tjetër për të bërë veçse të qëndrojnë dhe të bisedojnë për orë të tëra. Nuk mund të mbështeteni te një mik për të tejçuar një mesazh personal, kështu që duhet ta bëni vetë. Lajini duart me të kaluarën, dashuri të reja e pasionante po ju trokasin. Me paratë ju dini si të veproni.
Ujori
Planet që po bëhen nuk janë ato që prisnit dhe dyshoni se dikush po shkon qëllimisht kundër dëshirave tuaja. Mos u ndjeni të detyruar t’i mbështesni kur personat përreth nuk duan t’ju dëgjojnë. Ju keni gjëra të tjera për të bërë. Bëhuni një ujor i vërtetë me atë që keni në krah dhe jepini të kuptojë se sa e bukur është bota pranë jush. Për paratë veproni si gjithmonë; harxhoni aq sa ju duhen!
Peshqit
Ndjeni se një koleg i vjetër pret që ju të tërhiqeni nga disa marrëveshje, por keni ndërmend të përmbushni të gjitha detyrimet. Ju gjithashtu mund të gjeni pak kohë për një mik ose të afërm që ka nevojë për ndihmë me një problem zhgënjyes. Tregohuni peshku “ideal” sot në dashuri, rrëmbeni zemrën e atij që doni dhe gjithçka do t’jetë në dorën tuaj.