FLASH

Horoskopi për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Dashi

Mos e lejoni veten të tensionoheni pa arsye. Në punë nuk jeni aty ku duhet dhe komplekset ju kanë bërë të keni dyshime dhe pasiguri. Shëndeti është i mirë, ndërsa jeta sociale duket se ka marrë drejtim pozitiv. Pika e dobët është mungesa e dëshirës për të punuar, çelësi i suksesit; shkarkimi i nervave me shëtitje në natyrë.

Demi

Demët e dinë se marrëdhëniet personale kanë një rëndësi të veçantë. Në dashuri mos e neglizhoni intimitetin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë. Shprehini ndjenjat qartë dhe mos i lini gjërat të nënkuptohen. Një projekt i shumëpritur po duket se është në rrugë të mbarë. Shëndeti është i mirë, por kujdes mos e neglizhoni ushqimin. Pika e dobët është distanca e personave të dashur, çelësi i suksesit; optimizmi.

Binjakët

Binjakë sot do i gëzoheni plotësimit të një dëshire që e keni dashur shumë të realizohet. Ju po shkëlqeni në dashuri dhe partneri është surprizuar nga prakticiteti juaj. Shihen plane për fëmijë. Mos e teproni me marrjen e vëmendjes edhe pse kjo është e mirëpranuar nga të tjerët. Beqarët janë të hapur sot për lidhje të reja. Në punë ngatërroni pozitat tuaja me ato të eprorëve. Pika e dobët është epërsia, çelësi i suksesit, tipi luajal.

Gaforrja

Surpriza në fushën sentimentale; do ju duhet të zgjidhni dhe të merrni një vendim pasi jeni trazuar shumë emocinalisht duke qenë të preferuar nga shumë persona. Buqëqeshja është arma juaj që duket po e përdorni më së miri. Ju duhen ca para këto kohë ndaj mendoni më shumë për punën. Pika e dobët udhëtimet e tepërta, çelësi i suksesit; të qenurit paqësorë.

Luani

Mund të kaloni një ditë të ngarkuar sot nëse do i dramatizoni gjërat. Shumë stres dhe keqmenaxhim nëse do shkelni vijat e kuqe mes kohës që i takon familjes dhe punës. Ndaloni pak e ktheni kokën për të kuptuar se ajo që ikën nuk vjen më. E gjithë kjo situatë është krijuar se po krijoni keqkuptime të panevojshme dhe kjo nuk ju shkon për shtat. Pika e dobët është mungesa e kohës, çelësi i suksesit; pretendimet e larta.

Virgjëresha

Shumë të stabilizuar po shfaqen pozicionet tuaja astrale. Në dashuri jeni partneri lider, por kjo po ju bën të dukeni se po ecni kuturu. Marrëdhënia financiare për punëdhënësit është perfekte. Shëndeti është në rrugë të mbarë pas problemeve të vogla kohët e fundit. Pika e dobët; marrëdhëniet farefisnore, çelësi i suksesit është vizioni i qartë.

Peshorja

U bë një kohë e gjatë që po i kapni në ajër shanset. Komplimente! Jeni bërë gjahtarë të frikshëm zemrash. Merita juaj është afrimiteti dhe aftësia për t’i dëgjuar miqtë deri në fund. Një mik i afërt ka nëvojë të mbështetet tek ju, ndaj ndaleni pak vrapin. Në punë po shkoni shkëlqyer, në dashuri jeni më fat. Pika e dobët; të qenurit pak dorëlëshuar, çelësi i suksesit: harmonia.

Akrepi

Akrepë luftarakë, bëhuni gati për një ditë të qetë dhe shumë delikate në planin sentimental. Ndërveprimi në logjikë me partnerin do ju çojë në biseda të ëmbla e të bekuara që mund të finalizohen me premtime të forta. Në punë ju duhet të jeni më të matur kur është fjala për pagesa. Prisni pak ditë derisa dikush të kuptojë rëndësinë që ju keni në pozicionin tuaj profesional. Pika e dobët shqetësimi i tepërt për shëndetin, çelësi i suksesit natyra juaj e ngrohtë

Shigjetari

Sot do jetë një ditë disi pozitive. Sfidat do jënë të pranishme, mjafton të kujtoni se çdo gjë zgjidhet. Në dashuri nuk është rastësi që ju kërkohet më shumë përkushtim, por bëni kujdes të mos jeni shumë kryeneçë. Nëse jeni beqarë, njohjet e reja mund të lulëzojnë. Puna ka zhvillime të reja, por do t’ju duhet të menaxhoni stresin me ekuilibër. Pika e dobët është sinqeriteti, çelësi i suksesit; moskokëçarja.

Bricjapi

Ekuacioni juaj sot është pak i vështirë se ju duhet të mendoni më shumë për ndjenjat, kur ngarkesa në punë po sheh çdo ditë dritare të reja që duhen të shfrytëzohen. Mos i neglizhoni vështrimet e ëmbla të partnerit, por jepini të kuptojë që përtej tyre pretendoni më shumë se aq. Shëndeti është i mirë, shtoni aktivitetet në natyrë dhe tregoni kujdes me ushqimin. Pika e dobët është marrja përsipër e shumë iniciativave, çelësi i suksesit; intuita.

Ujori

Intensiviteti dhe emocionet në dashuri po ju bëjnë pak konfuzë. Delikatesa e trajtimit të vetes po ju bën të dukeni të përkëdhelur, por të thyer para argumentave të zemrës që mendoni se do i fitoni thjesht duke bërë personin e ëmbël. Jini të qëndrueshëm kur ju duhet të përfaqësoni veten para personave me pozitë. Pika e dobët; pavendosmëria, çelësi i suksesit: shkathtësia.

Peshqit

Një ditë e gjallë dhe dinamike po ju mban aktivë edhe në dashuri. Nëse po jetoni lidhjen e ëndrrave, kujtohuni se keni lënë pezull punët ku pritet vendimi juaj. Me financat nuk jeni më ata që synonit të ishit në fillim, kapini frerët! Shëndeti është pozitiv. Pika e dobët janë pengjet me të kaluarën, çelësi i suksesit; energjia e mirë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Denaj: Deri në 20 milionë lekë mbështetje për sipërmarrje të akuakulturës

Skema Kombëtare e Investimeve 2024 po fuqizon sektorin e akuakulturës duke ofruar financim për koshat…

2 hours ago

Media gjermane “Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve për t’u vizituar në 2025

Për shumë njerëz, pushimet verore sapo kanë përfunduar, por pikërisht në këtë moment dëshira për…

2 hours ago

Vengu: Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, 90 operacione me 600 qytetarë të shpëtuar

Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, është një strukturë në gatishmëri 24/7 për…

2 hours ago

Dita Botërore, OKB: Turizmi si instrument për paqen

Tema e këtij viti është “Turizmi dhe Paqja”, temë e cila dëshiron të nxjerrë në…

2 hours ago

Rama në SHBA, takohet me Presidentin amerikan, Joe Biden

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku, sëbashku me bashkëshorten Linda…

2 hours ago

Situata në veri, Osmani: Kosova do ketë më shumë bashkërendim me SHBA-të

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova do të ketë më shumë koordinim dhe bashkëpunim…

2 hours ago

This website uses cookies.