Dashi
Sipas parashikimeve kjo fazë ku keni hyrë do jetë e ndarë në disa pjesë. Në fillim mund të keni vështirësi dhe ditët do jenë të mbushura me mërzitje, ndërkohë që më pas do normalizoheni. Gjendja shëndetësore do lerë paksa për të dëshiruar. Duke mos u ushqyer si duhet mund të keni probleme akoma më të mëdha. Financat do jenë të kënaqshme nëse dini si t’i menaxhoni. Do ju duhet fillimisht të bëni disa sakrifica, por do ia vlejë. Kini më shumë besim tek vetja juaj.
Demi
Kohë shumë pozitive për ju Dielli do ndriçojë më shumë. Do ndiheni edhe më të qetë se më parë dhe do merrni frymë më lirisht. Shëndeti nuk do jetë ashtu si do kishit dashur. Plani financiar ka për të qenë më i mirë për shkak të një trashëgimie të shumëpritur. Lajmin do ta merrni rreth javës së dytë.
Binjakët
Duhet të dëgjoni zemrën edhe arsyen sepse vetëm ashtu do gjeni ekuilibrin dhe gjërat do ju ecin mirë. Nëse nxitoheni, nëse tregoheni impulsivë dhe të palogjikshëm mund të keni goxha probleme. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos prisni përmirësime.
Gaforrja
Plutoni dhe Saturni do e bëjnë shpesh të zymtë këtë muaj. Gjendja shëndetësore do jetë delikate sidomos dy javët e para. Do keni shqetësime nga shumë pjesë të trupit dhe duhet të tregoni më tepër përkujdes. Në planin financiar duhet të tentoni ta stabilizoni situatën edhe sikur të mos arrini rezultatet e pritura.
Luani
Do jeni të pasigurtë dhe të paqartë. Komunikimi me ata që keni përreth dhe gjithë të afërmit do lërë për të dëshiruar. Shëndeti do ketë shqetësime gjithashtu. Gjendja e financave do jetë delikate por brenda pak ditësh do të ndryshoje tërësisht situata.
Virgjëresha
Në tërësi kjo do jetë një periudhë e mirë.Do arrihen të shuhen zjarret dhe optimizmi do ju bëjë t’i shihni gjërat ndryshe. Buzëqeshja do ju rikthehet pas disa përpjekjesh. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Buxheti do lërë për të dëshiruar. Shpenzoni me maturi sepse në të kundërt keni për të mbetur vetëm.
Peshorja
Gjatë kësaj kohe do ju pushtojë një ndjenjë dyshimi që nuk do ju lejojë të jetoni të qetë. Do ketë edhe ditë shumë të trishta kur nuk do dini çfarë të bëni. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por që do kalojnë shpejt falë edhe përkujdesjes së familjarëve tuaj. Mbështetini edhe ju ata për çdo problem sepse familja për këtë punë është. Për financat do jetë muaj me fat.
Akrepi
Debatet dhe problemet me familjarët do jenë aq të mëdha saqë mund të mendoni të largoheni përfundimisht nga gjithçka. Mendohuni mirë sepse ky do jetë gabimi më i madh që do bëni. Nëse doni që edhe gjendja financiare të jetë e mirë vazhdoni të shpenzoni me maturi dhe mos prisni të pasuroheni.
Shigjetari
Do i surprizoni të gjithë duke nxjerrë kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën.
Bricjapi
Urani do kthehet në qiellin tuaj dhe gjërat do jenë shumë më të bukura. Do ndiheni më të stimuluar dhe do keni dëshirë të ndryshoni disa gjëra. Me shpenzimet do jeni të pakorrigjueshëm dhe do bëni gabime të vazhdueshme. Po vazhduat kështu gjithë kohën keni për të mbetur pa para.
Ujori
Po kaloni një fazë shumë të tensionuar me të gjithë. Do rikthehen disa probleme të së shkuarës dhe do ju trazojnë të tashmen. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Do jeni më në formë se një muaj më parë. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por kjo nuk do të thotë që ju ta privoni veten nga gjithçka.
Peshqit
Për çudi do jeni akrobatë të vërtetë dhe do dini si të dilni edhe nga situatat e vështira. Jupiteri do jua bëjë më të vështira marrjet e vendimeve, por nuk duhet të dorëzoheni asnjë çast. Shëndeti do jetë herë më i mirë e herë më delikat, por probleme shumë serioze nuk do ketë. Me shpenzimet duhet të jeni pafundësisht striktë sepse vetëm ashtu nuk do lejoni krijimin e problemeve. Mos u joshni as nga ofertat që do ju bëhen.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.