Horoskopi për ditën e sotme, 29 qershor 2024

Dashi
Ka gjasa të realizoni një udhëtim të shkurtër. Ekziston mundësia që një prej të njohurve të rinj të ketë lidhje me profesionin tuaj, çfarë do t’ju shërbejë shumë. Nëse nuk i keni nisur ende pushimet, përpiquni të mendoni sesi ta kaloni kohën sa më bukur, por edhe të keni fitimin e duhur.
Demi
Do të refuzoni qëllimisht të bini në kompromis sot. Nëse do të qëndroni vetëm dhe nuk do të bashkëpunoni me të tjerët, nuk do të keni rezultate pozitive. Nëse jeni të përfshirë në një projekt në skuadër, duhet të dëgjoni edhe mendimin e të tjerëve. Në mbrëmje nuk përjashtohen problemet e vogla.
Binjakët
Ka gjasa të përfshiheni në një situatë mjaft delikate. Mos flirtoni me persona që janë në një marrëdhënie dhe mos provokoni xhelozi nëse jeni të martuar. Është dita e duhur për të bërë eksperimente në kulinari, por edhe në arredimin e shtëpisë.
Gaforrja
Nëse nuk ndiheni sot në gjendjen e duhur për të punuar, bëni të pamundurën që të bëni pushim, për tu ndjerë mirë në ditët në vijim. Mbrëmjen rekomandohet t’ia kushtoni partnerit/partneres suaj, e cila/i cili me shumë gjasë do të shprehë pakënaqësi ndaj jush.
Luani
Mund të befasoheni nga vizita e dikujt gjatë ditës së sotme. Mund të bëhet fjalë për ish partnerin/partneren tuaj, një mik të vjetër ose shokun/shoqen e fëmijërisë. Beqarët e kësaj shenje mund të krijojnë njohje të reja. Sa i përket anës financiare, fati do t’ju buzëqeshë.
Virgjëresha
Ekziston mundësia të futeni thellë në mendime këtë të mërkurë, çfarë do t’ju çojë edhe drejt marrjes së një vendimi. Idetë e reja janë të mirëpritura, mbi të gjitha në punën tuaj. Ata që së fundi kanë luftuar me një sëmundje të caktuar, rekomandohet të shmangmi udhëtimet e gjata.
Peshorja
Ndiqni intuitën për çështjet e zemrës. Në këtë mënyrë, ka gjasa të shpëtoni marrëdhënien tuaj. Bëni kujdes me dietën dhe përpiquni të kryeni sa më shumë aktivitet fizik. Evitoni personat që përpiqen të ndikojnë negativisht në reputacionin tuaj.
Akrepi
Sot do të kuptoni më shumë se kurrë se dashuria zëvendëson gjithçka. Do të kaloni një ditë ku do të dominojë pozitiviteti. Do të fitoni para mjaftueshëm, por bëni kujdes me blerjet e mëdha. Edhe pse do të përballeni me kundërshtime në punë, mos u dorëzoni dhe ruani qetësinë.
Shigjetari
Mos e teproni me besimin në vetvete. Respektoni ndjenjat e të tjerëve, sidomos kur bëhet fjalë për persona më të mëdhenj në moshë se ju. Shigjetarët familjarë këshillohet të kalojnë sa më shumë kohë me familjen.
Bricjapi
Gjatë kësaj të mërkure do të mësoni një lajm që do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Është mjaft e rëndësishme që të kryeni aktivitet fizik, por mos e tejkaloni masën. Tregohuni të vëmendshëm ndaj shpenzimeve që mund të kryeni sot.
Ujori
Mendohuni mirë para se të merrni një vendim të rëndësishëm për të investuar aty ku ju keni kohë që e planifikoni. Ekziston mundësia të përfundoni me sukses një projekt të komplikuar. Mbështetja e kolegëve do t’ua ngrejë moralin. Mbrëmjen ka gjasa ta kaloni në një atmosferë romantike.
Peshqit
Mos hezitoni ta shpallni planin tuaj për një biznes të caktuar apo të shpallni marrëdhënien tuaj romantike. Tregojini qëllimet tuaja dhe duhet të jeni krenar për ato çfarë keni arritur. Beqarët e kësaj shenje ka gjasa të njohin një person mjaft të veçantë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

9 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

9 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

10 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

10 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

10 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.