FLASH

Horoskopi për ditën e sotme, 3 prill 2025

Dashi
Shanset janë të mëdha për realizimin e një prej projekteve tuaja. Duhet të keni intensitetin e nevojshëm për të qënë të fokusuar në qëllimet tuaja. Thashethemet boshe janë një humbje kohe, dhe ju e dini këtë.

Demi
Dikush që zakonisht është mjaft introvert nuk do të jetë aspak i turpshëm sot, sepse ai ose ajo ka ndonjë lajm të shkëlqyer dhe dëshiron ta ndajë atë me tw tjerwt! Duhet të përpiqeni të tregoni sa më shumë entuziazëm dhe mbështetje.

Binjaket
Një marrëdhënie e re profesionale po fillon dhe do të merrni më shumë shpërblime ndërsa ditët kalojnë. Ju mund t’i jepni lamtumirën trazirave emocionale në këtë fushë të jetës suaj.

Gaforrja
Sot, pastroni dollapin tuaj emocional duke thënë më në fund atë që keni dashur t’i thoni dikujt. Shqetësimet tuaja mund të shndërrohen në paranojë. Përpiquni të qetësoheni dhe t’i mendoni gjërat në mënyrë të qetë.

Luani
Sot do të keni ndjesinë se dikush po ju fsheh disa informacione. Pavarësisht nëse keni të drejtë apo jo, kjo ndjenjë shqetësimi nuk do të largohet derisa të arrini që të merrni përgjigje. Pyeteni këtë person nëse ka ndonjë gjë që duhet t’jua thotë.

Virgjeresha
Mund tw pwrjetoni njw skenw emocionuese gjatw ditws sot. Ka gjasa tw jeni duke iu afruar suksesit që dëshironi. Ndwrkohw, bwni kujdes me njerëzit që mund të mos kenë interesat tuaja në zemër. Dikush mund të jetë duke hartuar një skemë kundër jush.

Peshorja
Një vijë e hollë e ndan vetëbesimin me arrogancën. Duhet të tregoheni më modest në një grup shoqëror. Sa i përket financave, gjasat janë që të merrni disa lajme interesante.

Akrepi
Ju pëlqen të bëni shumë shpenzime sa i përket veshjeve, por sot do t’ju duhet të kurseni. Gjeni mënyra më krijuese për t’u dëfryer. Situata ekonomike aktuale nuk është në pozicionin më të mirë.

Shigjetari
A po e humbni durimin me dike, i cili sipas jush nuk po arsyeton siç duhet? Mos e fajësoni veten sepse durimi juaj ka qenë i admirueshëm. Ka ardhur koha tw shprehni ndjenjat ndaj dikujt që ju pëlqen.

Bricjapi
Sot idetë dhe ëndrrat tuaja do të jenë shumë më interesante sesa zakonisht. Nëse keni mundësi të kaloni një sasi të mirë kohe vetëm sot, atëherë bëjeni këtë. Me të vërtetë do të kënaqeni.

Ujori
Sot mund të merrni një ftesë për një aktivitet social-kulturor. Mos e refuzoni sepse do t’ju mbushë me informacion interesant. Gjithashtu mund të takoni njerëz të rinj që në të ardhmen mund të bëhen miq të mirë.

Peshqit
Mos u shqetësoni nëse dikush me të cilin keni kaluar shumë kohë, sot nuk do të jetë pranë jush. Ky person mund të jetë ende i interesuar për ju, por gjithashtu ka edhe shumë angazhime të tjera.

Blerti Delija

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

11 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

11 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

12 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

15 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

15 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

15 hours ago