Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2024

Dashi
Sot nuk është dita ideale për t’u kuptuar mirë me të tjerët. Mund të keni edhe debate, ashtu sikundër do keni edhe momente meditimi. Ju të dashuruarve do ju ndryshojë shumë shpejt humori, prandaj gjërat mund të mos ju ecin ashtu si kishit ëndërruar. Gjithësesi nëse tregoheni të zgjuar mundet edhe të kënaqeni me to. Në punë mendonit të përfundonit çdo gjë sot, por do kuptoni se disa kolegë ua kanë punuar prapa krahëve dhe ju kanë prishur shumë gjëra. Gjendja e financave do vazhdojë të mbetet delikate edhe për disa kohë.
Demi
Do ju mungojë pragmatizmi gjatë kësaj dite dhe humori do ju ndryshojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do ju ecin si duhet. Ju beqarët nuk do kënaqeni me njohjet që do realizoni dhe nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do ju duket sikur do ju kërkohet më shumë se të tjerëve dhe mundet edhe te debatoni me eprorët. Bëni kujdes sepse atyre nuk mund t’iu thuhen gjëra të tepruara. Financat do jenë po aq sa kanë qenë edhe dje.
Binjakët
Urani dhe Jupiteri do ju bëjnë të pandalshëm dhe do viheni më në veprim. Nëse keni një lidhje, pak nga pak do arrini ta bindni partnerin për t’ua plotësuar një dëshirë të madhe. Pas mesditës emocionet do shtohen më tepër. Në punë ka mundësi t’iu kërkohet të ndërroni pozicion. Fillimisht nuk do ju pëlqejë, por keni për ta parë që do jeni më mirë atje. Financat do përmirësohen edhe më shumë nga sa mund ta kishit planifikuar.
Gaforrja
Nëse keni një lidhje nuk do ju ndodhë ndonjë gjë ë jashtëzakonshme. Përfitoni nga qetësia që do mbizotërojë për të karikuar bateritë dhe për ta bërë të nesërmen më të mirë. Ju beqarët do merrni goxha ftesa dhe do ju tejçohen mesazhe, megjithatë mirë është të prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë nuk do dorëzoheni përballë vështirësive që do ju dalin e madje do keni kurajë të provoni edhe gjëra të reja. Paratë do mbeten në gjendjen që kanë qenë.
Luani
Jeta juaj në çift do jetë e paqëndrueshme në mëngjes, por me kalimin e orëve do ndiheni më të qetë. Do keni diskutime më të gjata me partnerin dhe do reflektoni të dyja palët për gabimet e bëra. Në punë do keni një marrëdhënie goxha konfliktuale me kolegët dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë nga objektivat që keni. Aq shumë nuk do i duroni dot ata saqë mund të mendoni edhe për të ndryshuar punën përfundimisht. Financat do jenë goxha më të mira.
Virgjëresha
Dielli do ju bëjë më autoritarë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund ta teproni me disa gjëra. Dijeni se po vazhduat kështu vetëm sa do i hapni telashe vetes. Nëse keni një lidhje duhet me çdo kusht të shmangni konfliktet në çift. Në punë gjërat kanë për t’iu ecur më së miri edhe pse të shumtë do jene personat që do mundohen t’iu prishin planet. Në planin financiar nuk do ndikojë asnjë planet prandaj gjendja do mbetet e mirë.
Peshorja
Ditë jo shumë e keqe, por as me ndonjë emocion të madh do jetë kjo e sotmja. Nëse keni një lidhje do bëheni shpesh nostalgjike dhe do doni të qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni. Në punë nuk do shkoni shumë mirë me kolegët dhe ata mundet t’iu pengojnë paksa për të arritur shpejt atë që dëshironi. Gjendja e të ardhurave do mbetet e mirë në çdo moment prandaj mund të blini edhe disa dhurata për të afërmit.
Akrepi
Yjet sugjerojnë të jetoni për veten tuaj dhe jo për të tjerët. Nëse jeni në një lidhje duhet të reflektoni disa here para se t’i thoni diçka partnerit tuaj në mënyrë që të mos keni keqkuptimin më të vogël. Dëgjoni më shumë zemrën. Në punë herë pas here nuk do dini nga t’ia filloni për shkak të shumë detyrave që do iu jepen. Gjithsesi jo vetëm që do ja dilni, por tek ju do mbështetet edhe kolegët. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe kështu që do jeni më të qetë.
Shigjetari
Fati nuk do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Për ju që keni një lidhje kjo e do jetë një dite tejet e vështirë. Në punë sado të mundoheni të ecni përpara do ketë diçka që do ju pengojë. Qëndroni për pak minuta në qetësi, reflektoni dhe më pas vendosni çfarë do bëni. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa të mundni të ruani qëndrueshmërinë.
Bricjapi
Sot ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ. Për këtë arsye do lindin debate dhe mosmarrëveshje të pashpjegueshme në çdo moment. Në punë yjet ju sugjerojnë të punoni më shumë në ekip për të arritur atje ku mendoni. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes. Nuk do kryeni aspak investime të panevojshme të cilat do mund ta tronditnin situatën.
Ujori
Do bëni të pamundurën për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe për këtë gjë do jeni gati të përballeni fort edhe me disa familjarë. Ju beqarët nuk duhet ta lini fatin t’ju ikë nga duart sepse sot do jetë mundësia juaj më e mirë. Në punë Hëna do ju mbrojë në çdo moment dhe do ju pengojë të gaboni. Për gjithçka do gjeni argumente bindëse. Shpenzimet e mëdha duhet t’i shmangni me çdo mënyrë sepse gjendja juaj financiare nuk do jetë e mirë.
Peshqit
Nëse keni një lidhje do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin dhe para se t’i kërkoni diçka. Kthejeni njëherë vështrimin tek vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni as pretekste boshe si për t’u shfajësuar. Puna nuk do ecë në mënyrën më të mirë të mundshme. Buxhetin do e menaxhoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me symbyllur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.