Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2024
DASHI
Kjo ditë do të jetë shumë interesante, por do të shpenzoni shumë energji. Do të angazhoheni maksimalisht për zgjidhjen e problemeve, sidomos të personave të tjerë. Të lindurve të kësaj shenje, u pëlqen që të tregojnë indiferentizëm duke neglizhuar me naivitet edhe çështje delikate. Në dashuri po humbisni terren duke lënë pasionin në plan të dytë. Financat janë drejt zeros.
DEMI
Prania e hënës në shenjë do ju bëjë disi ankthiozë, sa i takon çështjeve të punës. Motot tuaja janë të vjetëruara dhe kjo kërkon të gjeni një strategji të re. Energjia juaj e shpenzuar për projekte të vakëta po ju shterron edhe fantazinë. Dilni nga kjo gjendje duke njohur më parë nevojat që keni pasi edhe financat janë të dobëta. Dashuria ka mëdyshje dhe duket si një dritë e mjegullt në fund të horizontit tuaj.
BINJAKËT
Ndikimi pozitiv i Hënës, do ju përkëdhelë në zgjidhjen e problemeve të mëdha. Humori do jetë burimi juaj i energjisë që është kthyer në një diell për miqtë tuaj të afërt.
Kanë marrë fund periudhat e gjata kur ju duhej të përballonit tensione të forta, gëzohuni, pas shiut del dielli!
GAFORRJA
Do të keni një mani të shtuar për të qenë perfektë. Nëse dikush do ju pengojë në rrugën tuaj, shmangeni. Ndahuni nga e kaluara dhe njerëzit toksikë përreth dhe shijoni stinën me gjithë bukurinë e vet! Të dashuruarit kanë pak destabilitet, por ditët në vijim do përmirësojnë gjithçka. Me financat bëni kujdes që të mos e pësoni më vonë.
LUANI
Luanë të dashur fëmija brenda jush nuk i lejon të tjerët të prishin aureolën që i jep ngjyra gjendjes tuaj. Keni në dorë edhe arrën edhe gurin, përdorini me zgjuarësi me qëllim që jeta juaj të ketë vetëm arritje dhe suksese. Financat janë të arta dhe për fat ju po tregoheni ekonomistë të mirë. Komplimente!
VIRGJËRESHA
Thonë se dielli lind që në mëngjes, ndaj ju jeni si rrezet që ndrijnë dhe u japin jetë atyre që kanë energji pozitive si ju. Rezononi bukur me persona që i rrisin pretendimet për veten. Loja sapo ka filluar për të dashuruarit dhe yjet ndrisin vetëm për ju! Dëgjojeni zërin që mërmërit në heshtje fjalë dashurie dhe besoni engjëjt që luajnë muzikë qiellore për ata që kanë veshë. Raportet profesionale janë në një nivel të kënaqshëm.
PESHORJA
Peshore të zgjuara, kjo është koha kur ju duhet të hapni zemrën e të falni dikë që ka shkelur kufijt tuaj të besimit! Dora që të zgjatet nuk refuzohet. Shpesh e teproni me daljet publike dhe sharmin që nuk është gjithmonë shkëlqyes, por ju dini si ta bëni të tillë. Bëni ca investime në prona se e ardhmja rezervon surpriza ngacmuese sa i përket pasurisë.
AKREPI
Me shkopinj nën rrota dhe zemra të thyera, kjo është tabloja juaj e lënduar e dashurisë. Tërhiquni nga strategjitë e gabuara për ta mbajtur pranë vetes një person që nuk është i bindur në ndjenjat e veta. Paratë po shohin progres, kjo ju ngushëllon disi.
SHIGJETARI
Varësia nga paraja ju ka bërë të dobët në fushën e emocioneve. Jeni larguar nga një person që shikonte tek ju të ardhmen e vet. Mos u ndalni, nuk ka më vlerë të ktheni të shkuarën kur ju investuat kohë dhe energji kundër njeriut të zemrës. Vetmia ngurtëson plagët që nuk mbyllen lehtë.
BRICJAPI
Ju jeni bricjapë të pandreqshëm. Kryeneçësia dhe krenaria juaj është verbues për disa që nuk i vlerësojnë njerëzit nga intelekti. Ruani ca rezerva dhe gjeni momentin e përshtatshëm për të vënë kufij ndaj energjive negative që qarkullojnë rreth jush. Bëhuni ca kopracë këto kohë me qëllim që edhe kacidhen e fundit ta përdorni për vete!
UJORI
Ëmbëlsia juaj shëron zemrat e lënduara dhe sheshon mëritë. Njerëzit pranë jush krenohen nga mirësia dhe suksesi juaj. Ujorë të dashur nëse behët fjalë për argëtim ju jeni mbreti I festës, ndaj mos i refuzoni ftesat. Financat janë pozitive dhe projektet premtojnë shumë.
PESHQIT
Peshq të dashur loja sapo ka filluar. Ju shquheni për gafa në raport në çift dhe kjo shpesh ju bën antipatikë. Me financat mos luani shumë se faturat nuk mbarojnë kurrë. Yjet ju japin shpresë dhe plot raste që ju duhet të dini t’i kapni.