Dashi
Me Hënën në shenjën tuaj do të keni një humor të shkëlqyer që do t’ju ndihmojë ta kaloni sa më mirë këtë kohë. Do të përmirësohet dukshëm marrëdhënia juaj me njeriun e zemrës, me të cilin mund të bëni projekte interesante dhe mund të organizoni një mbrëmje të këndshme në kinema ose teatër.
Demi
Sot do të ndiheni të ngarkuar me punë. Një debat në familje rrezikon të dalë jashtë kontrollit. Mundohuni të tregoheni sa më tolerantë. Për të shkarkuar nervozizmin tuaj mos gjeni ngushëllim tek ëmbëlsirat, nuk do të jetë një ide e mirë.
Binjakët
Marsi dhe Afërdita sot ju bëjnë të jeni tërheqës, sensualë dhe të parezistueshëm. Për të mos folur për Hënën që do të favorizojë çdo aktivitet që mund të organizoni sot. Shfrytëzojeni sa më mirë këtë ditë për t’u argëtuar me miqtë apo njeriun e zemrës.
Gaforrja
Sot do t’ju bëhen disa sugjerime që mund t’i përdorni në sektorin financiar, por pa u nxituar të modifikoni vendime që kanë qenë të vlefshme. Dikush nga ju sot mund të dashurohet me një person që nuk ka shumë që e ka njohur, ndërsa ata që janë çift do të kenë mundësi të kalojnë një periudhë mjaft të bukur.
Luani
Keni dëshirë të argëtoheni, të udhëtoni e të njihni persona të rinj. Në qoftë se dëshironi, jeni të aftë të organizoni më së miri ditën e sotme që paraqitet e shkëlqyer nga çdo pikëpamje. Këshillohet një piknik në një vend të gjelbëruar me miqtë ose njeriun e zemrës.
Virgjëresha
Një ngjarje e papritur do t’ua prishë disi programet që kishit organizuar për sot. Në dashuri mundohuni të keni një dialog të hapur e të sinqertë me njeriun e zemrës. Pushoni pak më shumë.
Peshorja
Çdo dëshirë e juaj sot do të realizohet me sukses, përveç kësaj do të ndiheni të vlerësuar siç nuk ju kishte ndodhur ndonjëherë. Përqendrohuni më shumë te vetja dhe te gjërat që janë më të rëndësishme për ju. Në qoftë se jeni vetem nuk do t’ju mungojnë admiruesit.
Akrepi
Hëna ju bën të jeni të pasigurt në vetvete dhe aspak të besueshëm. Me pak fjalë sot nuk do të merrni në konsideratë këshillat e familjarëve apo partnerit, por do të veproni sipas mendjes suaj. Ankthi dhe nervozizmi do t’ju shoqërojnë për gjatë gjithë ditës. Ju këshillohet të pushoni pak më shumë për t’u qetësuar.
Shigjetari
Kjo ditë do t’ju lejojë të realizoni ëndrrat tuaja më romantike në sektorin e ndjenjave. Do të jetë e favorshme për ata që janë çift, por edhe për ata që janë vetëm, të gatshëm për të bërë aventura të reja. Parashikohen edhe mundësi të mira në sektorin financiar. Yjet nuk përjashtojnë një udhëtim apo një vendim të rëndësishëm.
Bricjapi
Humori dhe gjendja juaj shpirtërore do të jenë të shkëlqyera sot. Do të keni energjinë e duhur për të përballuar me sukses çdo vështirësi. Gjithashtu do të jeni të aftë të zgjidhni edhe çështje të tipit praktik, të cilat ju kanë nervozuar në ditët e shkuara. Do të argëtoheni në shoqërinë e miqve e partnerit dhe do të ndiheni të kënaqur nga vetja e puna juaj.
Ujori
Gjërat po komplikohen e po bëhen më të mundimshme dhe ju po reagoni në mënyrë konfuze duke e përkeqësuar më shumë situatën. Ajo që ju këshillohet është të qëndroni larg nga çdo lloj situate aspak e qartë. Në sektorin e ndjenjave një mesazh i papritur do t’ju bëjë të ndiheni në qiellin e shtatë.
Peshqit
Sot nuk do të jeni në formën e duhur dhe kjo vjen për shkak të energjive të pakta dhe mendimeve negative që do të përshkojnë mendjen tuaj. Mos u frikësoni nga vështirësi të ndryshme dhe nga sjellja aspak korrekte e disa personave. Keni të gjitha cilësitë e duhura për të shfaqur talentin dhe personalitetin tuaj. Për fat, dashuria shkon mirë.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.