Hostelet të preferuar nga turistët, pronotimet kanë nisur që në muajin prill
Shkodra po bëhet gjithnjë e më popullore me turistë të shumtë që kërkojnë një eksperiencë të re udhëtimi. Qyteti është plot me akomodime miqësore, ndërsa numri i hosteleve po rritet.
Vite më parë, Shkodra ishte si një vend tranzit ndërsa sot turistët qëndrojnë me ditë të tëra
Edhe vetë turistët janë të kënaqur në banesa të tilla. Krahas komoditetit, shkëmbimi i eksperiencave mes turistëve duket një tjeter risi që po tërheq gjithnjë e më shumë frekuentimin në hostele.
Ndryshe nga akomodimet moderne, këto banesa janë të kendshme dhe me dekorime origjinale dhe ofrojnë një atmosferë të favorshme për relaksim. Ato janë gjithashtu akomodime tepër të përballueshme. Këto çmime janë një mesatare që mund të ndryshojë në varësi të sezonit.