Hot i Ri pa ujë, banorët: Disa e blejnë, të tjerë e mbushin ku të munden

Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm është një ndër problemet më të mëdha me të cilin përballen mbi 300 familje në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina. Ky problem është prezent prej të paktën 20 vitesh në këtë zonë. Angjelin Prendi është një prej banorëve të këtij fshati dhe si përfaqësues i tyre disa herë ka bërë asnkesa pranë institucioneve përgjegjëse, por akoma nuk ka marrë përgjigje.
Mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm bën që banorët të hasin vështirësi të shumta për sigurimin e ujit dhe zgjidhja e vetme që kanë është ndërtimi i puseve në mënyrë që të sigurojnë një sasi të vogël uji. Pavarësisht apeleve të bëra nga banorët, ende nuk është bërë asgjë nga institucionet përgjegjëse.