Hovenier: Çështja e dinarit ka prekur partneritetin Kosovë-SHBA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier ka deklaruar se SHBA ka shqetësime serioze për mënyrën se si po vepron qeveria e Kurtit për të ndaluar dinarin serb në Kosovë.

Duke iu referuar deklaratës së Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit James O’Brien dhe rregullores së BQK-së, që ka ngjallur reagime të shumta për përdorim të dinarit.

 “Jim O”brien ka folur për këtë çështje. Mesazhi i tij është i qartë.  SHBA ka shqetësime serioze për mënyrën se si kjo rregullore ka hyrë në fuqi. I kemi shprehur shqetësimet privatisht dhe publikisht”, ka thënë  ambasadori Hovenier.

Hovenier është shprehur gjithashtu se SHBA nuk e sfidon Kushtetutën e Kosovës.

Nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës për të rregulluar sektorin financiar, nuk sfidojmë institucionet e Kosovës që të ulin rrezikun e pastrimit të parave apo financimin e grupeve terroriste, nuk i sfidojmë institucionet e Kosovës apo BQK-në, por ne vazhdimisht po kërkojmë që të shtyhet zbatimi i Rregullores për një periudhë tranzicioni”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se do të shpresonte që qeveria e Kosovës dhe Kurti të zgjidhin çështjen së bashku.  Ai theksoi se situata me dinarin ka ndikuar në partneritetin e SHBA-së me Kosovën.

 “Ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet siç bëjnë partnerët dhe të zgjidhin këtë çështje bashku në vend se të marrin veprime të njëanshme dhe drejtpërdrejtë  në të kundërtën asaj që kemi kërkuar të bëjmë. Jemi të shqetësuar, që qeveria dhe kryeministri Kurti nuk e ka bërë këtë”, theksoi diplomati amerikan.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.