Hovenier: Partnerë me popullin e Kosovës për vizionin e Kushtetutës
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, në 16-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë për mbështetjen dhënë ndaj popullit të Kosovës për një vend të lirë e demokratik.
“Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Populli i Kosovës e kanë përfshirë në Kushtetutën e tyre vendosmërinë për të “ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…” Ne jemi krenarë për mbështetjen tonë teksa jemi partnerë me popullin e Kosovës për të arritur vizionin e përcaktuar në kushtetutën e Kosovës”, shkroi ambasadori amerikan në rrjetet sociale.