Hovenier 1111
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, edhe njëherë ka deklaruar se ka një urgjencë të madhe në Bashkimin Evropian që të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Diplomati amerikan, në një intervistë për Atlantic Council, e potencoi se draft-statuti i BE-së përmbush pritjet e SHBA-së, se nuk është krahinë autonome brenda Kosovës dhe se është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo nuk është krahinë autonome brenda Kosovës. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e Ohrit. Jemi duke punuar me qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin para”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan, Hovenier.
Ai bëri me dije se mund të ketë pasoja, në qoftë se Kosova dhe Serbia vazhdojnë të vonohen edhe më shumë dhe të mos bëjnë përparim në implementimin e marrëveshjeve dhe obligimeve.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.