Categories: LajmeRajoni

Hovenier: Takimi në Bruksel dha shenja pozitive, presim që Kosova të jetë anëtare e NATO-s

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhef (Jeff) Hovenier, është takuar këtë të mërkurë (20 mars) me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi në lidhje me takimin që ky i fundit zhvilloi një ditë më parë në Bruksel me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviq për dinarin dhe Marrëveshjen e Ohrit.

Në një deklaratë për media, Hovenier u shpreh se në takimin e kryenegociatorëve në Bruksel pati “shenja pozitive”  për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e dinarit.

Ndërsa u shpreh se respektojnë rregulloren e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb nga 1 shkurti, Hovenier përsëriti shqetësimin për ndikimin që mund të ketë kjo rregullore në komunitetin serb.

Jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, posaçërisht komunitetin serb të Kosovës dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë. Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, deklaroi Hovenier.

Pyetur nëse Bislimi dha propozim për zgjidhjen e kësaj çështje, Hovenier u shpreh se “Qeveria është duke punuar në këtë drejtim”.

Hovenier theksoi se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ndërsa shtoi se aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë.

 “SHBA mbështet popullin e Kosovës dhe FSK-në, si forcë multietnike për mbrojtje territoriale. Kosova përballet me një sfidë me disa anëtarë të NATO-së. Dëshirojmë të shohim të ardhmen e Kosovës në NATO. Presim që Kosova të jetë anëtare e NATO-së. Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj. Kosova përballet me sfidën, që disa shtete të NATO-s nuk e njohin siç e njeh SHBA-ja e partnerët tjerë. Duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO. Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur”, tha Hovenier.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

7 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

7 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

7 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

7 hours ago

This website uses cookies.