Hoxha: Ja dosjet për të cilat erdhi prokurorja belge!
Prokurorja belge, gjatë qëndrimit në Shqipëri ka ardhur me dosje konkrete. Kështu ka deklaruar gazetari Poli Hoxha në emisionin ”3D” nga Alban Dudushi. Sipas tij, prokurorja belge ka ardhur me materiale konkrete për njerëz të identifikuar dhe të dënuar.
“Në dijeni time, ajo ka ardhur me dosje konkrete. Ashtu si me korrupsionin, SPAK u detyrua të ndryshojë strategji e cila po rezulton mjaft efikase, duke kaluar në një dosje në një tjetër. Kështu është edhe strategjia e re me krimin e organizuar. Prokurorja belge ka ardhur me materiale konkrete për njerëz të identifikuar dhe të dënuar. Kush jua prodhon paranë këtu, përveç trafikut të drogës që pastohet këtu”, tha Hoxha.