Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka zhvilluar një takim me kreun britanik të Komandës për Sigurinë Kufitare për Ballkanin Perëndimor, Tony Buswell, i cili u shoqërua nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott.
Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes autoriteteve shqiptare dhe britanike, i cili ka dhënë rezultate pozitive, duke përfshirë uljen e migracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.
“Bazuar mbi protokollet e nënshkruara mes dy palëve, theksova se kemi dhe jemi në kërkim të hapësirave të tjera për të zgjeruar bashkëpunimin përmes skuadrave hetimore të përbashkëta,” u shpreh Hoxha.
Operacioni “Marewood” është një shembull i suksesshëm i këtij bashkëpunimi dhe ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve operacionale mes forcave të zbatimit të ligjit.
Ministri Hoxha theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, duke kërkuar ngritjen e skuadrave hetimore të përbashkëta dhe zgjerimin e Task Forcës së përbashkët, që përfshin edhe Kosovën, me synim përfshirjen e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut vijon të jetë komplekse. Me anë të një deklarate, Vatikani…
Hamas ka propozuar një marrëveshje për shkëmbimin e të gjithë robërve izraelitë dhe të burgosurve…
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shpalli të martën unanimisht 11 vakancat për kryetar…
Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh urimi për homologun e tij në Kosovë, Albin…
Presidenti i ITAL-UIL, Giuliano Zignani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Carmelo Barbagallo, ndodhen në një vizitë…
Prokuroria e Përgjithshme ka miratuar sot (19 shkurt) udhëzimin e masave për periudhën para dhe…
This website uses cookies.