Lajme

Hoxha takim me zyrtarin britanik: Taskforca për Migracionin uli me 90% mbërritjen e anijeve të vogla

Migracioni i paligjshëm dhe lufta kundër Krimit të Organizuar ishin në qendër të diskutimit gjatë një bisede online të zhvilluar ndërmjet Sekretarit të Mbretërisë së Bashkuar Yvette Cooper si dhe ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.

Ministri Hoxha bën të ditur se dy palët kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar koordinimin për finalizimin e dokumentit të Dialogut kundër Krimit të Organizuar (SOC Dialogue).

“Diskutuam mbi Dokumentin e Dialogut kundër Krimit të Organizuar (SOC Dialogue) dhe shprehëm gatishmërinë për të vazhduar koordinimin për finalizimin e tij. Dakordësuam që Dokumenti të nënshkruhet gjatë vizitës së Nënsekretarit të Dytë të Përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, në Dhjetor 2024. Vlerësova mbështetjen e palës britanike për përfshirjen e masave të reja në Dokument dhe vijimin e bashkëpunimit për realizimin e tyre, si dhe materializimin në variantin final të Dokumentit”, shkruan ministri.

Migracioni i paligjshëm, mbetet sfidë për të dyja vendet, bën të ditur ministri Hoxha, ndërsa thekson se taskforca e përbashkët për Migracionin uli me 90% mbërritjen e anijeve të vogla në brigjet britanike.

“Gjatë bisedës me Sekretaren e Shtetit, Cooper, diskutuam edhe për migracionin. Nënvizuam se bashkëpunimi midis dhe në këtë fushë përfaqëson një model të suksesshëm, e adresuam migracionin e paligjshëm si një prej sfidave më kritike, me të cilën përballen të dyja vendet.

Theksuam se: Krijimi dhe funksionimi i Taskforcës së Përbashkët të Migracionit ka sjellë ulje të konsiderueshme, me mbi 90%, të mbërritjeve të anijeve të vogla shqiptare në brigjet britanike; Përfshirja e Kosovës në Taskforcën e Përbashkët shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të qasjes rajonale”, shkruan ministri Hoxha.

Ministri i Brendshëm nënvizon më tej se ka vlerësuar asistencën britanike për zbatimin sa më efektiv të ligjit të ri të Policisë Shtetit, kryesisht në: Hartimin e akteve nënligjore sa i përket fushës së krimit të organizuar dhe forensikës; Organizimin e ri të Policisë së Shtetit, duke marrë në konsideratë parashikimet ligjore mbi formën e re të organizimit të Departamentit të Policisë Kriminale; Përzgjedhjen e lidershipit të ri të strukturave policore.

“Gjithashtu, vlerësova ndihmën e ofruar nga Mbretëria e Bashkuar, përmes Projektit “Forensic for Albania”, si pjesë e bashkëpunimit tonë në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet dy ministrive. Ky projekt 3-vjeçar është thelbësor për përmirësimin e kapaciteteve teknike e ligjore të Shqipërisë në fushën e ADN-së dhe të shkencave ligjore”, shkruan Hoxha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.