Hulumtimet e baronit Nopça në Shqipërinë e Veriut

Në rubrikën e saj dedikuar kujtesës, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, bëri publike një foto të rrallë të fillimshekullit të kaluar. Fotografia e vitit 1905, është pjesë e koleksionit që baroni hungarez Franc Nopça ka realizuar në Shqipëri, ndërsa eksploronte veriun e vendit. Ajo paraqet një grup burrash me veshje kombëtare dhe origjinali i saj, realizuar në xham, ruhet në Muzeun e Historisë Natyrore Hungareze në Budapest.

Baroni Franc Nopça (1877-1933) ishte studiues hungarez dhe njohës i Shqipërisë.  Ai udhëtoi në Shqipëri dhe në Ballkanin jugor (Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Serbi) duke nisur që nga viti 1903 deri në fillim të Luftës së Parë Botërore.

Hulumtues dhe udhëpërshkrues, doktor i paleontologjisë dhe pasionant i albanologjisë, gjeolog dhe antropolog, fotograf, arkivist, ai vizitoi me kurreshtje të madhe thuajse çdo pëllëmbe toke të Shqipërisë së Veriut.

Nopça jetoi për disa vite në Shkodër, të cilën e përdori si bazë për udhëtimet e tij në malet e veriut të Shqipërisë, duke realizuar vazhdimisht fotografi me “Kodak”-un e tij, foto që sot janë jashtëzakonisht të rralla dhe paraqesin pasuritë etnografike por dhe natyrore në këto zona.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Brdaric: “Final Four” një rrugë e gjatë -Trajneri i Vllaznisë flet për 3 pikë në ndeshjen me Teutën në Durrës

Duhet te kthehemi tek situata që kishim para ndeshjes me Egnatian. Kështu e ka nisur…

2 minutes ago

Analiza e punës 1- vjeçare të MZSH / Paralajmërohet përmirësimi i kushteve të punës dhe rritja e numrit të punonjësve

Është zhvilluar në drejtorinë e Shërbimit Zjarrëfikës në Shkodër analiza vjetore e të gjithë qarkut.…

7 minutes ago

“Shqiptarët i kanë fatet në dorën e vet” – Nikollë Camaj: Pjesmarrja në qeveri është garanci për të drejtat e shqiptarëve

Nga Shkodra, ku ishte i pranishëm për një promovim libri, zëvendëskryetari shqiptar i Parlamentit të…

12 minutes ago

“Marubi” shënon rekord historik – Rreth 23 mijë vizitorë ndoqën programet dhe ekspozitat e muzeut në vitin 2024

Viti 2024 për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” shënoi vitin më të suksesshëm që nga…

19 minutes ago

“Aromë Budapesti” në Shkodër – Roland Tasho çel ekspozitën e tij në mjediset e Bashkisë Shkodër

“Aromë Budapesti” në Shkodër - Roland Tasho çel ekspozitën e tij në mjediset e Bashkisë…

28 minutes ago

SHBA- Avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin ushtarak, dhjetëra viktima

Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…

9 hours ago

This website uses cookies.