Human Rights Watch vë alarmin për trajtimin e grave në burgjet e Japonisë
Pranga gjatë shtatëzanisë, por edhe gjatë lindjes, ndarje nga të foshnjat e tyre të sapolindura dhe kujdes i pamfjaftueshëm për të burgosurat në moshë të thyer. Këto janë disa nga gjetjet e publikuara në raportin e organizatës Human Rights Watch për të burgosurat në Japoni.
Në disa raste të burgosurve nuk iu janë hequr prangat gjatë lindjes apo edhe menëjherë pas sjelljes në jetë të fëmijëve të tyre, shkruhet në raportin e përgatitur mbi bazën e intervistave të marra nga 60 gra që kanë qenë të burgosura.
Minsitria japoneze e drejtësisë ndërkohë hodhi poshtë disa pretendime të ngritura në raport, duke thënë se të burgosurat nuk janë kufizuar kur ushqejnë me gji, mbajnë në duar apo lajnë dhe ndërrojnë pelenat e foshnave të tyre dhe se për ato janë marrë masat e duhura mjekësore.
Mejgithatë Human Rights Watch thotë se nënave të reja shpesheherë iu merren të vegjlit pas lindjes. “Shumë gra të burgosura në Japoni përballen me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe keqtrajtime” thotë organizata. “Ndarja pas lindjes shkakton trauma dhe dëmton rëndë shëndetin si të nënës ashtu edhe të foshnjës dhe ndikon në gjidhënie si dhe në lidhjen mes nënës dhe fëmijës”, vijon më tej orgnizata.
E ndërsa ligji japonez parashikon që nënat mund të kërkojnë që t’i mbajnë fëmijët e tyre pas lindjes derisa të bëhen një vjeç, autoritetet e burgjeve rrallë i informojnë ato për këtë të drejtë. Sips shifrave qeveritare 20 përqind e grave të burgosura janë mbi 65 vjec. Ato shpesh kryejnë krime jo të dhunshme, si vjedhja nëpër dyqane të nxitura nga fenomene sociale si izolimi apo vetmia. Ato dërgohen në burg pasi në vend nuk ka alternative të tjera siç është shërbimi në komuntet.