Categories: BotaLajme

Human Rights Watch vë alarmin për trajtimin e grave në burgjet e Japonisë

Pranga gjatë shtatëzanisë, por edhe gjatë lindjes, ndarje nga të foshnjat e tyre të sapolindura dhe kujdes i pamfjaftueshëm për të burgosurat në moshë të thyer. Këto janë disa nga gjetjet e publikuara në raportin e  organizatës Human Rights Watch për të burgosurat në Japoni. 

Në disa raste të burgosurve nuk iu janë hequr prangat gjatë lindjes apo edhe menëjherë pas sjelljes në jetë të fëmijëve të tyre, shkruhet në raportin e përgatitur mbi bazën e intervistave të marra nga 60 gra që kanë qenë të burgosura.  

Minsitria japoneze e drejtësisë ndërkohë hodhi poshtë disa pretendime të ngritura në raport, duke thënë se të burgosurat nuk janë kufizuar kur ushqejnë me gji, mbajnë në duar apo lajnë dhe ndërrojnë pelenat e foshnave të tyre dhe se për ato janë marrë masat e duhura mjekësore.  
Mejgithatë Human Rights Watch thotë se nënave të reja shpesheherë iu merren të vegjlit pas lindjes. “Shumë gra të burgosura në Japoni përballen me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe keqtrajtime” thotë organizata. “Ndarja pas lindjes shkakton trauma dhe dëmton rëndë shëndetin si të nënës ashtu edhe të foshnjës dhe ndikon në gjidhënie si dhe në lidhjen mes nënës dhe fëmijës”, vijon më tej orgnizata. 

E ndërsa ligji japonez parashikon që nënat mund të kërkojnë që t’i mbajnë fëmijët e tyre pas lindjes derisa të bëhen një vjeç, autoritetet e burgjeve rrallë i informojnë ato për këtë të drejtë.  Sips shifrave qeveritare 20 përqind e grave të burgosura janë mbi 65 vjec. Ato shpesh kryejnë krime jo të dhunshme, si vjedhja nëpër dyqane të nxitura nga fenomene sociale si izolimi apo vetmia.  Ato dërgohen në burg pasi në vend nuk ka alternative të tjera siç është shërbimi në komuntet.
 

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Studio Sport” në RTSH Shkodra/Futbolli dhe lojrat me dorë në analizën e të ftuarve në panel

Si zakonisht, mbrëmja e së mërkurës sjell në ekranin e RTSH Shkodra, emisionin sportiv, Studio…

17 hours ago

Promovohet “Ose ne…”/Libri i autores Manjola Lloja u promovua në hollin e RTSH Shkodra

Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në…

17 hours ago

PD përkujton Ditën e Flamurit/Deputetë, të zgjedhur vendorë dhe drejtues lokalë vendosin kurora tek shtatorja e Luigj Gurakuqit

Ndërsa në sheshin para bashkisë Shkodër është celebruar Dita e Flamurit me ngritjen simbolike të…

17 hours ago

Koncerti me motive kombëtare/Ansambli “Shota” performoi këngë dhe valle tradicionale në teatrin “Migjeni”

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova dhuroi momente elektrizuese për publikun shkodran…

17 hours ago

Irfani, flamurtari shkodran/Me simbolin kombëtar ka kaluar momente të bukura dhe të vështira

Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për…

17 hours ago

Ceremonia e ngritjes së Flamurit/ Autoritetet fetare në Shkodër, mesazh bashkimi për shqiptarët

Si çdo vit, në sheshin para bashkisë Shkodër, është zhvilluar ceremonia zyrtare e festimit të…

17 hours ago

This website uses cookies.