Humb jetën futbollisti Ermir Lera/ Shkak aksidenti i një jave më parëPër komun…

Humb jeten futbollisti Ermir Lera Shkak aksidenti i nje jave

Humb jeten futbollisti Ermir Lera Shkak aksidenti i nje jave

Humb jetën futbollisti Ermir Lera/
Shkak aksidenti i një jave më parë

Për komunitetin e Shkodrës dhe kryesisht atë të sportit, mëngjesi i sotëm i 7 gushtit 2023 ka ardhur me një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare titullari i formacionit të Vllaznisë së Futsales, Ermir Lera.
Pak ditë më parë sportisti Lera pësoi një aksident, dhe si rrjedhojë prej disa ditësh ka qëndruar në reanimacion me shpresën se do ta kalonte .
Por me gjithë përkujdesjen maksimale të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.
Me një karrierë të mëparshme si futbollist i Vllaznisë, dhe në vijim një nga mësuesit e përkushtuar të lëndës së edukimit fizik në shkollën 9 vjeçare “Ndre Mjeda”, me rihapjen e aktivitetit të futsallës në Shkodër, Ermir Lera u bë pjesë e Vllaznisë duke qënë një nga titullarët kryesorë të këtij ekipi.
Trajneri Celulaj, drejtori sportiv Arben Xhaferi dhe presidenti Fisnik Barbullushi, e kishin projektuar Lerën në planet e Vllaznisë së re të sezonit 2023-2024, madje me një projekt shumë ambicioz për ta shpallur atë kampione.
Por, pikërisht në momentin e duhur të fillimit të punës për sezonin e ri, vjen ky lajm tronditës që ka befasuar një Shkodër të tërë, dhe së bashku me të edhe kolektivin e futsallës shkodrane, por së shumtmi familjen e tij, e cila humbi njeriun e afërt, djalin, prindin dhe bashkëshortin shembullor.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.