Humb jetën një tjetër pushues, i moshuari dyshohet se pësoi arrest kardiak , teksa po lahej në Velipojë

Një pushues i moshuar ka humbur jetën mesditën e së hënës në Velipojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00. Shtetasi kosovar 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.