Humbën shëndetin në punë/ Invalidët jetojnë me 2 dollarë në ditë, kërkohet ndihma e shtetit

INVALIDET

INVALIDET

Në punë humbën shëndetin, por tani edhe ekonominë. Bëhet fjalë për 70 mijë invalidë të punës burra dhe gra që jetojnë në kufijtë e varfërisë, ku shumica e tyre janë kryefamiljarë me fëmijë ende në rritje.

Sipas një raporti të bankës Botërore, kjo kategori jeton në Shqipëri me një të ardhur më pak se 2 dollarë në ditë për frymë, një shifër shqetësuese kjo. 41.400 lek është shuma mujore e të gjitha  shpenzimeve të detyrueshme që duhet të përballojë një familje e invalidit të punës, çka do të thotë se është krejtësisht e papërballueshme për ta.

Të mbledhur në ditën ndërkombëtare të tyre, invalidët e punës kërkojnë sa më shpejt ndërhyrjen e shtetit në kërkesat e tyre ekonomike.

U indeksuan pensionet por nuk është e mjaftueshme për familjet e invalidëve të punës. Në baze të vendimit të Këshillit të Ministrave, pensioni i pleqërisë ishte 17.350 lek ndërsa aktualisht bëhet 18.848 lek. Pensioni i invaliditeti 15.939 lek bëhet 16.716 lek, disa herë kemi ngritur shqetësimin e invalidëve të punës për pensionet e ulëta, ku kontributi i derdhur nga kjo kategori nuk i përgjigjet aktualisht pensionit të invaliditetit që ne marrim”, thotë Abdulla Omuri, Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës.

Invalidët e punës deklaruan sërish se do të shkojnë deri në protesta para Ministrisë së Financave në rast se kërkesat e tyre nuk do të dëgjohen dhe realizohen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.