INVALIDET
Në punë humbën shëndetin, por tani edhe ekonominë. Bëhet fjalë për 70 mijë invalidë të punës burra dhe gra që jetojnë në kufijtë e varfërisë, ku shumica e tyre janë kryefamiljarë me fëmijë ende në rritje.
Sipas një raporti të bankës Botërore, kjo kategori jeton në Shqipëri me një të ardhur më pak se 2 dollarë në ditë për frymë, një shifër shqetësuese kjo. 41.400 lek është shuma mujore e të gjitha shpenzimeve të detyrueshme që duhet të përballojë një familje e invalidit të punës, çka do të thotë se është krejtësisht e papërballueshme për ta.
Të mbledhur në ditën ndërkombëtare të tyre, invalidët e punës kërkojnë sa më shpejt ndërhyrjen e shtetit në kërkesat e tyre ekonomike.
“U indeksuan pensionet por nuk është e mjaftueshme për familjet e invalidëve të punës. Në baze të vendimit të Këshillit të Ministrave, pensioni i pleqërisë ishte 17.350 lek ndërsa aktualisht bëhet 18.848 lek. Pensioni i invaliditeti 15.939 lek bëhet 16.716 lek, disa herë kemi ngritur shqetësimin e invalidëve të punës për pensionet e ulëta, ku kontributi i derdhur nga kjo kategori nuk i përgjigjet aktualisht pensionit të invaliditetit që ne marrim”, thotë Abdulla Omuri, Kreu i Shoqatës së Invalidëve të Punës.
Invalidët e punës deklaruan sërish se do të shkojnë deri në protesta para Ministrisë së Financave në rast se kërkesat e tyre nuk do të dëgjohen dhe realizohen.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.