Categories: LajmeRajoni

Humbi Athinën dhe Selanikun/ Reagon Micotakisi: Qeveria të bashkëpunojë me kryetarët e rinj

Greqia mbajti të dielën (15 tetor) raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku kandidatët e partisë së kryeministrit Kiriakos Micotakis (o. Kyriakos Mitsotakis), “Demokracia e re”, humbën në Athinë dhe në Selanik, dy nga bashkitë e mëdha të vendit, raportojnë mediat greke.

Teksa  u numëruan mbi 95% e votave për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55,9% të votave kundrejt 44,01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re”. Po ashtu në Selanik u shpall fitues me 67% të votave, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervasin e mbështetur nga qeveria.

Mitsotakisi reagoi pas rezultateve duke u shprehur se kjo nuk është një natë e mirë për “Demokracinë e re”.

Nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për ne, por konkluzionet politike do të dalin më vonë. Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv. Qeveria duhet t’i ketë këmbët fort në tokë,” tha kryeministri grek.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

11 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

11 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

11 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

11 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

11 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

11 hours ago

This website uses cookies.